Aktualitet

Tërmetet në Korçë/ 70 banorë ‘festojnë’ Fiter Bajramin në çadër, të tjerët sistemohen në banesa sociale

4 Qershor 2019, 07:32 Nga DOSJA
Tërmetet në Korçë/ 70 banorë

KORÇË– Pas katër ditësh qëndrim në çadër një pjesë e banorëve të fshtatit Floq janë akomoduar në ambientet e përcaktuara nga Emergjencat Civile pasi kanë kaluar katët netë jashtë banesave të tyre. (Lexo këtu)

45 banorë i janë drejtuar shkollës së fshatit, ndërtesë që nuk pësoi dëme nga lëkundjet sizmike që kanë përfshirë Korçën ditët e fundit. Ndërsa 25 banorë të tjerë, kryesisht gra dhe fëmijë janë transferuar në qendrën sociale “Kenedy”.

Edhe pse sot është ditë feste, sërish 70 banorë do vijojnë të qëndrojnë në çadër. Pjesa e mbetur është rikthyer në banesat, të cilat u dëmtuan më pak nga tërmetet. Sipas prefektit të Korçës, Dhori Spirollarit, një pjesë e banorëve nuk kanë pranuar që të largohen nga çadrat, ndërsa të tjerë nuk largohen nga banesat e tyre, për shkak se i tremben një vjedhjeje të mundshme të shtëpive.

Në Korçë kanë shkuar edhe minister Ogerta Manastirliu dhe Olta Xhaçka. Manastirliu ka premtuar shërbim mjekësor, ndërsa Xhaçka tha se banesat do të rindërtohen por banorët duhet të kenë durim.

Edhe ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama premtoi rindërtimin e shtëpive dhe dëmshpërblim për banorët e prekur nga lëkundjet e tokës.

Prej 4 ditësh banorët e fshatrave, Floq, Qafë Zezë dhe Vidovë, kanë kaluar natën në çadrat e ngritura nga Emergjencat Civile dhe Forcat e Armatosura për shkak të lëkundjeve të tokës që pësuan rrethinat e Korçës. Rreth 200 banorë u vendosën në çadra për të mos rrezikuar lëndime nga tërmetet derisa situata të qetësohej. Disa ditë më parë zona e Korçës u lëkund nga tërmete, ku më i forti shënoi 5.3 ballë. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banoret ne korce strehoen ne banesa sociale korce tërmetet në korçë banoret ne korce strehoen ne banesa sociale korce tërmetet në korçë

Sondazh

Poll