Aktualitet

Djali qëllonte me grushta babain në avion, rrëfehet italiania që e ndaloi: Kishte shumë probleme, bërtiste fort

4 Qershor 2019, 07:42 Nga DOSJA
Djali qëllonte me grushta babain në avion, rrëfehet italiania

ITALI– Tmerr në ajër për pasagjerët e fluturimit të “Blue Express Panorama”, të cilët ishin nisur nga Tirana në Romë. (Lexo këtu)

Një 30-vjeçar ka nisur të bërtasë me zë të lartë dhe të godasë pa pushim babanë e tij të moshuar. Edhe me ndërhyrjen e disa prej pasagjerëve dhe personelit, të cilët i kanë kërkuar të qetësohet, i riu është ndjerë gjithnjë edhe më shumë i irrituar.

E vetmja që ka mundur ta qetësojë shqiptarin ka qënë Simona Gori, drejtore e përgjithshme e kompanisë italiane “Consulcesi Group”.

Në një rrëfim për mediat italiane, ajo u shpreh se dite si të sillej me njerëzit dhe se në atë moment kishte ndjerë se duhet të ndërhynte. 

“Në fillim pata frikë sepse ai djali po kërcënonte pasagjerët duke u thënë se kishte një pistoletë. Ishte shumë i zemëruar, bërtiste fort dhe qëllonte me grushte në fytyrë të atin që përpiqej ta qetësonte. Kuptova që kishte nevojë të fliste sepse u kërkonte ndihmë grave italiane që ishin në fluturim. Po më thoshte se kishte një borxh prej 40 mijë eurosh dhe se i kishin marrë peng gruan. Vendosa të ndërhyj duke i thënë se si mund ta ndihmoja. I kërkova të më tregonte historinë e tij. Ai u qetësua piu ujë dhe nuk po e godiste më të atin. I shpjegova që nuk i kisha ato para në ato momente, por mund të flisnim për atë që kishte ndodhur. Unë punoj në një kompani që është lider në trajnime dhe jam mësuar se si të përballem me njerëzit. Në atë moment po bëhej më pak agresiv. I kërkova komandantit nëse mund të ulesha pranë tij në mënyrë që të flisja më mirë, por nuk më lejoi. Kishte shumë tension te pasagjerët. Pastaj u ulëm në Pescara dhe e mori policia,”–u shprej ajo.

Pas sherrit të ndodhur në avion, piloti është detyruar që të kryejë ulje të detyruar në Pescara ku 30-vjeçari u arrestua ndërsa babai i tij u dërgua në spital.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet blue express panorama sherr ne avionin tirane-rome simona gori zihen dy burra ne avion blue express panorama sherr ne avionin tirane-rome simona gori zihen dy burra ne avion

Sondazh

Poll