Aktualitet

Bujar Spahiu uron besmitarët myslimanë: Më shumë vëllazëri e dashuri mes njerëzimit

4 Qershor 2019, 07:03 Nga DOSJA
Bujar Spahiu uron besmitarët myslimanë: Më shumë

 

TIRANË- Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, uroi besimtarët myslimanë në ditën e Fiter Bajramit,  për më lumturi dhe harmoni në familjet e tyre.

Zoti i madhëruar thotë: “Për Mua agjëruat në muajin e Ramazanit dhe sipas urdhërit tim falët namazin e bajramit. Kthehuni tani në shtëpitë tuaja të pastruar nga gjynahet e të falur”. Allahu ua pranoftë agjërimin, adhurimet dhe lutjet që kemi bërë gjatë këtij muaji të bekuar. Fitër Bajrami është ditë shprese, ditë gëzimi dhe solidarizimi. Bajrami është ftesa nga zemra në zemër, për të folur më shumë me njëri-tjetrin, për t’u dashur, për të sheshuar keqkutimet, mosmarrveshjet, mëritë dhe zënkat, për të falur e toleruar”- tha ai para besimtarëve myslimanë.

Le të heshtim në vend të fjalës së keqe, e kur të flasim, të flasim bukur! Le të shërbejnë këto ditë feste për më shumë mirësi, vëllazëri, miqësi dhe dashuri, në të mirë të shoqërisë, kombit dhe gjithë njerëzimit”– shtoi më tej Spahiu.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bujar spahiu fiter bajrami bujar spahiu fiter bajrami

Sondazh

Poll