Aktualitet

“Mos me gjyqe publike se nuk të shkon”, eksperti mesazh Kikias: Mos u bëj gjobëvënës, flit me fakte

3 Qershor 2019, 20:29 Nga DOSJA
“Mos me gjyqe publike se nuk të shkon”, eksperti mesazh Kikias:

TIRANË- Ekspert i sigurisë ushqimore, Ervin Resuli, me anë të një postimi në rrjetet sociale, i ka kthyer pëgjigje gazetarit Mentor Kikia, (Lexo këtu) lidhur me denoncimin e tij lidhur me djathin dhe mishin, që sipas tij është jashtë kritereve të sigurisë ushqimore.

Sipas Resulit, gazetaria nuk është me “më tha e i thashë”, por me fakte, ndërsa e quan shkrimin e Kikias me karakter gjobëvënës.

“Mos mor burr se nuk te shkon. Mos u merr me: më tha, i thash, e pe e pashë, se nuk të shkon. Mos vill vrer për disa klikime më shumë se po ben po të njëjtin krim si ata që nuk respektojnë përdorimin e normave ushqimore, po vret markat shqipëtare mor burrë, që po përpiqen të investojnë dhe të garantojnë sigurinë edhe atëherë kur shteti nuk garanton asgjë.
Mos u bëj gjobvënës i radhës, të lutem!
A e dini ju, se 50 % e tregut të djathit është informal? A e dini ju se ky informalitet vjen pasi në çdo fshat ka nga 1 ose 2 baxho informale, pa NIPT, që AKU nuk i ka farë në lista për kontroll? Sa herë ke shkuar në treg dhe ke parë me sytë e tu djath jugu, gjalp veriu, e gjizë Shqipërie, pa logo kompanie, pa adresë apo analizë, apo të dhëna për produktin?
E pra të merresh me “më tha e i thashë ” nuk është gazetari z.Kikia. Ku i ke faktet? Ku i ke emrat? Ku i ke analizat që pretendon se po abuzohet?”, shkruan ndër të tjera Resuli.

Postimi i plotë:

Dy fjalë për Mentor Kikian!
Me vëmendeje të madhe kam lexuar të gjitha shkrimet për sigurinë ushqimore të gazetarit Mentor Kikia, jo vetëm nga bukuria e shkrimit por nga interesi si specialist i fushës në sigurinë ushqimore.
Kam një ftesë për Mentor Kikia!

Mos mor burr se nuk te shkon. Mos u merr me: më tha, i thash, e pe e pashë, se nuk të shkon. Mos vill vrer për disa klikime më shumë se po ben po të njëjtin krim si ata që nuk respektojnë përdorimin e normave ushqimore, po vret markat shqipëtare mor burrë, që po përpiqen të investojnë dhe të garantojnë sigurinë edhe atëherë kur shteti nuk garanton asgjë.
Mos u bëj gjobvënës i radhës, të lutem!

A e dini ju, se 50 % e tregut të djathit është informal? A e dini ju se ky informalitet vjen pasi në çdo fshat ka nga 1 ose 2 baxho informale, pa NIPT, që AKU nuk i ka farë në lista për kontroll? Sa herë ke shkuar në treg dhe ke parë me sytë e tu djath jugu, gjalp veriu, e gjizë Shqipërie, pa logo kompanie, pa adresë apo analizë, apo të dhëna për produktin?
E pra të merresh me “më tha e i thashë ” nuk është gazetari z.Kikia. Ku i ke faktet? Ku i ke emrat? Ku i ke analizat që pretendon se po abuzohet?

Fabrikat e medha kontrollohen çdo muaj nga AKU, tatimet, Shëndeti Publik, Veterinaria e të tjera instanca shtetërore ku vetëm me pritje e përcjelljen e tyre, nuk ju del më koha të mendojnë budallallëqet që shkruani Ju për disa klikime më shumë. Fabrikat e mëdha kanë emrin, logon, adresën, numrin e celularit dhe nëse abuzojnë siç pretendoni ju, humbasin investimet e bera që sot krenohet e gjithë Shqipëria. Sa për informacion, se ndoshta do të të duhen për emisionin që bëni në televizionin tuaj ku mbroni biznesin, janë investime miliona euro që nuk i gjeni në Serbi, Kosovë, Maqedoni apo dhe në Europë. Jaë ndër të vetmet investime që sot po mbajnë gjallë gjithë fshatin. Janë me mijëra familje, që për shkak të fabrikave që ju kritikoni në tymnajë, kanë një arsye për të dalë në treg e rrjedhimisht për të jetuat në fshat.
E pra, jo për advokaci, por për të të thënë të vërtetën në sy, sot janë i vetmi motorr në ekonominë tonë ku janë punësuar me mijëra familje.

Të shkruash nga zyra dhe me kondicioner është luks z. Kikia, por bëji dhe një herë këpucët me baltë dhe dil në terren. Shiko se kush punon e kush abuzon. Nuk të kërkoj bësh inspektimin që e kanë për detyrë autoritetet, por të bësh gazetarin dhe të mos na shtjer në mendje se po e bën këtë sulm për të vendosur gjoba a sponsorizuar emisionet tuaja. Vizitoi fabrikat se i ke anës rrugëve nacionale dhe të hapura për këdo që do të shikojë një process. Nuk mbajnë sekrete recetash, thjesht bëjnë kos, dhallë, djath e gjalpë nga qumështi i fermerëve tanë, nga ata të cilët janë po këto fabrika ku blegtorët gjejnë motivin për të mbajtur e mjelë lopët!

Të ftoj të vish një ditë pune me mua, si specialist i fushes, ku të shohim blegtorët dhe fabrikat e qumështit, se si punojnë dhe se si prodhohen produktet Made in Albania .
Të paskan thënë se vaji i palmës përzihet me vaj ulliri.
Mos, me mor burr me gjyqe publike se nuk të shkon.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ervin resuli mentor kikia replikë ervin resuli mentor kikia replikë

Sondazh

Poll