Aktualitet

Mbyllet hyrja e tunelit në Rugën e Arbrit, shembej prej ditësh (Foto)

3 Qershor 2019, 18:46 Nga DOSJA
Mbyllet hyrja e tunelit në Rugën e Arbrit, shembej prej ditësh

TIRANË– Tuneli i parë në rrugën e Arbrit është mbyllur krejtësisht.

Dosja.al mëson se prej disa ditësh tuneli ka pësuar shembje të mëdha dhe për këtë arsye hyrja e tij është mbyllur totalisht.

Bëhet fjalë për hyrjen e tunelit në fshatin Bastar në Tiranë, gjendjen e mjerueshme të së cilit Dosja.al e pasqyroi para disa ditësh.

Këshu punimet janë zhvendosur në anë tjetër të tunelit në fshatin Murrizë dhe po punohet për hapjen e hyrjes së tunelit në drejtim të Tiranës.

Banorë të zonës janë shprehur se shembja në këtë tunel ka vijuar prej disa ditësh. Siç shihet edhe në foto, hyrja e tunelit është e mbyllur me rrjetë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet mbyllet tuneli ne bastar rruga e arbrit tirane mbyllet tuneli ne bastar rruga e arbrit tirane

Sondazh

Poll