Aktualitet

Përplasi me makinë 15-vjeçarin dhe e la në kanal, arrestohet 28-vjeçari në Kukës

3 Qershor 2019, 17:27 Nga DOSJA
Përplasi me makinë 15-vjeçarin dhe e la në kanal,

KUKËS- Policia ka arritur të zbardhë aksidentin e ndodhur mbrëmjen e 31 majit, ku një 15-vjeçar u përplas nga një makinë e cila është larguar nga vendi i ngjarjes duke e lënë 15-vjeçarin në kanal.

Policia bën me dije se është ndaluar shtetasi me inicialet I.H., vjeç 28, banues Bushat, Kukës, i cili pasi ka aksidentuar shtetasin F.P., vjeç 15, banues në fshatin Nangë është larguar nga vendi i ngjarjes

Burime i thanë Dosja.al, se 15-vjeçari F.P. është gjetur në kanal në gjendje të rëndë, ndërsa vijon të jetë në koma në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Kukës/Zbardhet aksidenti i ndodhur më datë 31.05.2019, ku një mjet përplasi një 15 vjeçar dhe u largua nga vendngjarja.

Ndalohet drejtuesi i automjetit si autori i dyshuar i ngjarjes.

Specialistët e Hetimit të Krimit dhe Policisë Rrugore në D V.P. Kukës, bënë të mundur identifikimin dhe ndalimin e shtetasit; I.H., vjeç 28, banues Bushat, Kukës.

Ndalimi i tij u bë pasi, nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas më datë 31.05.2019, në fshatin Nangë, Kukës, me mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin F.P., vjeç 15, banues në fshatin Nangë, Kukës dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e aksidentit 15 vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e traumës Tiranë.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit Rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

(B.B/ dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne kukes arrestohet shoferi aksident ne kukes arrestohet shoferi

Sondazh

Poll