Aktualitet

Ishin bërë gati për të vjedhur, arrestohen dy “skiftera” në Kavajë. Policia: U gjetëm dhe drogë

3 Qershor 2019, 14:58 Nga DOSJA
Ishin bërë gati për të vjedhur, arrestohen dy

KAVAJË-  Dy persona janë arrestuar sot në Kavajë pasi u kapën teksa po vidhnin një banesë. Personat që ranë në pranga janë, N.,R 33 vjeç dhe A.H.,37 vjeç  të dy banues po në Kavajë, që akuzohen dhe për disa grabitje të tjera.

Policia në një reagim për mediat ka bërë me dije se shtetasit A.H gjatë kontrollit të ushtruar në automjet ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lëndë narkotike e ndarë në doza.

NJOFTIMI I PLOTË

Operacion për parandalimin e vjedhjeve të banesave, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen dhe arrestimin e autorëve. Finalizohet operacioni policor i koduar “Vëzhgimi”. Kapen në flagrancë në banesë dy shtetas në tentativë për të vjedhur . Shtetasit e arrestuar të dënuar më parë për vjedhje.

Zbardhen dhe 4 (katër) vjedhje të tjera të ndodhura më parë, ku dyshohet se janë kryer nga këta dy shtetas. Sekuestrohen edhe disa doza lëndë narkotike që njëri prej autorëve i kishte në automjetin me të cilin qarkullonin për të kryer vjedhjet.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve , zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen dhe arrestimin e autorëve, Shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Kavajë, mbi bazën e informacioneve të grumbulluara për dy shtetas që dyshoheshin se kryenin vjedhje të banesave dhe lokaleve në Kavajë, kanë organizuar punën duke mbajtur nën vëzhgim dy shtetasit e dyshuar.

Si rezultat i mbajtjes nën vëzhgim nga shërbimet policore u bë e mundur që gjatë operacionit të koduar “Vëzhgimi”, në orët e para të mëngjesit të sotëm, të kapeshin në flagrancë në banesën e shtetasit A.M, ku kishin hyrë për të vjedhur shtetasit:

N.,R 33 vjeç, banues në Kavajë dhe A.H.,37 vjeç banues po në Kavajë, të dënuar më parë për “Vjedhje”. Shtetasit A.H gjatë kontrollit të ushtruar në automjet ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lëndë narkotike e ndarë në doza.

Në vijim të hetimeve, bazuar edhe në provat e grumbulluara dyshohet se këta shtetas janë autorë dhe të 4 vjedhjeve të tjera të banesave të ndodhura gjatë muajit prill në Kavajë , ku kanë vjedhur televizorë, orendi shtëpiake, bizhuteri e sende të tjera. Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet operacioni vezhgimi policia kavaje operacioni vezhgimi policia kavaje

Sondazh

Poll