Aktualitet

Fillon ndërtimi për projektin e 22 shtëpive për familjet me probleme sociale në Kukës

3 Qershor 2019, 14:47 Nga DOSJA
Fillon ndërtimi për projektin e 22 shtëpive për familjet me

KUKËS- Qyteti i Kukësit është më i varfëri në Shqipëri e njëherësh një nga qytetet më të varfra në rajon.

Bashkia a Kukësit, në sajë të bashkëpunimit me shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, të drejtuar nga Halil Kastrati, kanë marrë nismën për ndërtimin e 22 shtëpive të reja, për familjet me probleme të theksuara sociale e me fëmijë jetimë.

Ditën e djeshme nga ky bashkëpunim, ka filluar ndërtimi i një shtëpie të re për familjen Grosha në fshatin Bardhoc i Ri.

Lajmi është bërë publik nga Bashkia e Kukësit, e cila me anë të një postimi në rrjetet sociale, thuhet:

“Marrëveshja e arritur para pak javësh mes Bashkisë Kukës dhe shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, për ndërtimin e 22 shtëpive të reja për familjet me probleme të theksuara sociale e më fëmijë jetimë, ka filluar të konkretizohet. Sot ka nisur së ndërtuari edhe shtëpia e parë, përfituese e së cilës është familja Grosha në fshatin Bardhoc i Ri.

Kryetari i bashkisë Z.Bashkim Shehu, i pranishëm në fillimin e punimeve tha se kjo është një mirësi që po bëhet në Kukës, dhe për këtë, në emër të gjithë banorëve të Kukësit duhet të falenderojmë kryetarin e shoqatës “Jetimat e Ballkanit” Z.Halil Kastrati. Gjithashtu kryebashkiaku Shehu theksoi se bashkia është gjithmonë e hapur për bashkëpunime të tilla të frytshme, duke u bërë thirrje të gjithë bizneseve që të jenë më të vëmendshëm sidomos për familjet me nevoja të theksuara ekonomike e sociale.

Kryetari Shehu së bashku me Z.Halil Kastrati, vizituan edhe disa nga familjet e tjera përfituese në Kukës, shtëpitë e të cilave do të fillojnë së ndërtuari ditët në vijim.

Kujtojmë se numri totali i shtëpive që do të ndërtohen në Kukës është 22, nga të cilat, sipas marrëveshjes me shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, Bashkia Kukës do të bashkëfinancojë për 15 shtëpi me nga 5000 euro për shtëpi”.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 22 shtëpi për familjet me probleme të theksuara sociale bashkia kukes jetimat e ballkanit kukes 22 shtëpi për familjet me probleme të theksuara sociale bashkia kukes jetimat e ballkanit kukes

Sondazh

Poll