Aktualitet

E mori rrjedha e Shkumbinit, polumbarët nuk i gjejnë trupin, familja e 77-vjeçares hap dyert e mortit

3 Qershor 2019, 14:10 Nga DOSJA
E mori rrjedha e Shkumbinit, polumbarët nuk i gjejnë trupin, familja e

DIVJAKË– Një 77-vjeçare e zhdukur prej disa ditësh, dyshohet se është rrëmbyer nga ujërat e lumit Shkumbin, i cili kalon pranë banesave të fshatit Çermë e Sipërme.

Pas kërkimeve të shumta nga familjarët dhe nga banorët e fshatit, nuk është mundur të gjendet as trupi të moshuarës, e cila vuante edhe nga probleme mendore.

Ndërkohë që familja Tirollari ka hapur dyert e mortit prej dy ditësh, autoritetet vendore kanë kërkuar edhe ndihmën e polumbarëve për të mundësuar gjetjen e trupit.

Por kërkimet e polumbarëve të RENEA-s janë vështirësuar për shkak të motit të keq.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet divjake mbytet ne shkumbin e moshuara divjake mbytet ne shkumbin e moshuara

Sondazh

Poll