Aktualitet

Caktohet gjyqtarja e dosjes së 613 kg kokainë në Durrës, Miliana Muça ka në dorë gjykimin e Arbër Cekajt

3 Qershor 2019, 10:34 Nga DOSJA
Caktohet gjyqtarja e dosjes së 613 kg kokainë në Durrës,

TIRANË- Gjykata e Krimeve të Rënda ka përcaktuar sot si gjyqtare kryesore të dosjes së 613 kilogramëve kokainë në Maminas, gjyqtaren Miliana Muça.

Muça ka në dorë gjykimin e dosjes, ku të pandehur janë Arbër Cekaj, Armando Pezaku dhe Donald Lushaj.

Seanca paraprake do të zhvillohet më datën 7 qershor, ku Arbër Cekaj do të gjykohet në mungesë pasi ndodhet në Gjermani.

Çekaj aktualisht ndodhet në Gjermani, ku së fundmi kërkoi edhe azil politik, për t’ju shmangur ekstradimit.

Arbër Çekaj është pronari i kompanisë “Arbri Garden” në kontenierët me banane të së cilës në fund të shkurtit të 2018 u kapën edhe 613 kg kokainë që vinin nga Kolumbia.

Të arrestuar për sasinë rekord që u kap në Durrës në shkurt janë vetëm; Armando Pezaku dhe Donaldo Lushaj, ndërsa janë sekuestruar dhe disa llogari bankare dhe dy biznese të reja të hapura nga të afërmit e Arbër Çekajt për të cilat hetuesit dyshonin se do përdoreshin për të tjetërsuar asetet. Vetë Çekaj ka mohuar akuzat në drejtim të tij.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 613 kg kokainë në mamina miliana muca 613 kg kokainë në mamina miliana muca

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Qershor 2019, 10:25

Durrës- Në orët e para të mëngjesit të sotëm është grabitur Katedralja ortodokse “Apostull Pavli dhe Shën Asti” në Durrës. Mësohet se ajo është grabitur nga per...