Aktualitet

Koncesioni për autostradën Tiranë-Durrës, opozita e re kërkon interpelancë për Belinda Ballukun

3 Qershor 2019, 13:12 Nga DOSJA
Koncesioni për autostradën Tiranë-Durrës, opozita e re

TIRANË– Opozita e re ka kërkuar në një interpelancë ministren e Infrastrukturës dhe e Energjisë, Belinda Balluku.

Kërkesa drejtuar Kuvendit është bërë nga deputeti Artur Roshi lidhur me koncesionin e autostradës Tiranë-Durrës si dhe hidrocentraleve në vend.

Gjatë interpelancës, Balluku do të pyetet për politikat mbi strategjinë e koncesioneve të rrugës dhe hidrocentraleve në vend.

“A do të ketë koncesion për rrugën Tiranë-Durrës? Cili është qëllimi i tyre? Si përcaktohet koha kur jepet një segment rrugorë me koncesion dhe pse ai dhe jo një tjetër? Cila është procedura e dhënies së tyre për të garantuar konkurrimin me shanse të barabarta për kompanitë e interesuara? Koncesionet e hidrocentraleve me çdo lloj kapaciteti do të kenë një numër të fundëm apo do të prekin çdo burim uji natyral në vendin tonë”, pyetjet janë parashtruar në kërkesën e Roshit drejtuar Gramoz Ruçi.

Më 15 maj, ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku pranoi se autostrada Tiranë-Durrës do të jepej me koncesion por vetëm pas vjeshtës. Në vjeshtë do të hapej gara më pas do të zgjidhet fituesi.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artur roshi autostada tirane-durres belinda balluku ministrja balluku interpelance ne kuvend artur roshi autostada tirane-durres belinda balluku ministrja balluku interpelance ne kuvend

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Qershor 2019, 10:25

Durrës- Në orët e para të mëngjesit të sotëm është grabitur Katedralja ortodokse “Apostull Pavli dhe Shën Asti” në Durrës. Mësohet se ajo është grabitur nga per...