Aktualitet

Kriko, kaçavidë dhe dorashka, arrestohet një prej autorëve që vodhën farmacinë në Vlorë

3 Qershor 2019, 12:59 Nga DOSJA
Kriko, kaçavidë dhe dorashka, arrestohet një prej autorëve

VLORË- Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi në bashkëpunim me 3 persona të tjerë kanë vjedhur një farmaci në qytetin e Vlorës. I arrestuari është shtetasi me iniciale R. A., 37 vjeç, banues në Vlorë.

Ndërsa, janë shpallur në kërkim 3 personat e tjerë përgjegjës për grabitjen e farmacisë. Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi 2 kriko, 1 kaçavide dhe një palë dorashka.

Njoftimi i policisë Vlorë:

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin R. A., 37 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas u kap në flagrancë në tentativë e sipër duke vjedhur një farmaci në bashkëpunim me 3 persona të tjerë, për të cilët po punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale dy kriko, një kaçavidë dhe një palë dorashka.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim.

vijon…

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nje 37 vjecar vidhet farmacia ne vlore vlore arrestohet nje 37 vjecar vidhet farmacia ne vlore vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Qershor 2019, 10:25

Durrës- Në orët e para të mëngjesit të sotëm është grabitur Katedralja ortodokse “Apostull Pavli dhe Shën Asti” në Durrës. Mësohet se ajo është grabitur nga per...