Aktualitet

Kërkesa e Holandës për vizat/ Reagon KE: Nëse kjo miratohet, do të pengohet lëvizja e lirë për shqiptarët

3 Qershor 2019, 12:28 Nga DOSJA
Kërkesa e Holandës për vizat/ Reagon KE: Nëse kjo miratohet,

KE– Komisioni Europian ka reaguar pas kërkesës së Holandës për rikthimin e vizave për shqiptarët, nëpërmjet zëdhënëses, Natasha Bertaud.

Në reagimin e KE vendoset theksi se kërkesa për rivendosjen e vizave është për herë të parë, ndaj një vendi që ka përfituar më parë lëvizjen e lirë.

“Në varësi të situatës do të shihet dhe sa do të zgjasë procedura, kjo është një kërkesë që bëhet për herë të parë. Hapi ynë i radhës është të njoftojmë Këshillin dhe Parlamentin. Në rast se kjo kërkesë do të miratohet, atëherë do të pengohet lëvizja e lirë për qytetarët shqiptarë. Ne do të kryejmë një process të plorë analizimi të rrethanave dhe më pas gjetjet do ia dërgojmë Parlamentit”, është shprehur zëdhënësja e KE.

Të premten, më 31 maj, përfaqësuesi i Holandës në KE, Robert de Groot, dorëzoi në këtë komision, kërkesën zyrtare ku i kërkon në emër të Holandës riktimin e regjimit të vizave me Shqipërinë.

Letra, drejtuar komisionerit Avramopoulos, i cili tha në Tiranë se në Holandë nuk kishte shkuar asnjë kërkesë. Shkak, për këtë kërkesë është bërë kriminaliteti shqiptar në Holandë

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kthimi i vizave nga holanda natasha bertaud kthimi i vizave nga holanda natasha bertaud

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Qershor 2019, 10:25

Durrës- Në orët e para të mëngjesit të sotëm është grabitur Katedralja ortodokse “Apostull Pavli dhe Shën Asti” në Durrës. Mësohet se ajo është grabitur nga per...