Aktualitet

Shota e Haklajve kërkon përballje me Berishën, Zylfie Haklaj: Le ta zgjedhë vetë studion televizive, dua t’a dijë nga ku

3 Qershor 2019, 11:30 Nga DOSJA
Shota e Haklajve kërkon përballje me Berishën, Zylfie Haklaj: Le

Zylfije Haklaj, motra e vëllezërver Haklaj thotë në rrjetet sociale që është gati që nga ky moment të përballet me ish-kryeministrit Sali Berisha.

Haklaj, konsiderohet si një nga personazhet që ka akuzuar në jo pak raste Berishën për ngjarjet që kanë ndodhur në Tropojë.

Motra e Shkëlqim, Halil, Ylli dhe Fatmir Haklajt të vrarë në Tropojë thotë se është gati që të përballet me Berishën, teksa lë një hije misteri në reagimin e saj kur thotë se “Berisha duhet të mësojë se kurrë nuk e diti nga kush u përdor kundër familjes sonë”.

Reagimi në rrjetet sociale:

Jame e gatshme nga ky moment ne cilendo studio televizive te perballem me Berishen. Ne se deshiron le ta zgjedhe vete studion televizive.  Meqense Sali Berisha kurre nuk na dha nje mundesi sqarimi ose arsyetimi familjes tone, i kerkoje debat televiziv ku te gjithe ata qe jane te interesuar do ta mesojne te veteten e rrjedhes se ngjarjeve deri ne ditet e sotme ne mes te familjes tone dhe Sali Berishes. Dua qe dhe vete Berisha te mesoje qe kurre nuk e diti nga kush u perdore kunder familjes tone.

Që prej vitit 2002 kur Zylfije Haklaj sëbashku me familjen emigruan në Suedi ajo asnjëherë nuk ka pranuar të rrëfej se çfarë ajo di, jo vetëm për vrasjen e katër vëllezërve, por edhe për kulisat politike të atyre viteve të cilat përgjakën jo vetëm fisin e Haklajve, por edhe qindra persona të tjerë. Në një rrëfim të parë pas 16 vitesh heshtje, Zylfije Haklaj bëri fajtor për vrasjen e vëllezërve të saj dhe për gjakun e derdhur në Tropojë vetëm një person, Sali Berishën.

Kush është Zylfie Haklaj?

Ish mësuesja e fizikës të vitin 2002 mori pseudonimin ”Shota e Haklajve”, pasi ajo akuzohet se kreu një vrasje në mes të Bajram Currit për t’u hakmarrë për vrasjen e vëllezërve. Për këtë krim ajo vijon të jetë në listën e 10 shqiptarëve më të kërkuar nga Interpoli, por shteti suedez asnjëherë nuk miratoi kërkesën e Shqipërisë për ta ekstraduar, madje i garantoi mbrojtje përmes dhënies së azilit.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dosja tropoja familja haklaj ngjarjet e tropojes sali berisha zylfije haklaj dosja tropoja familja haklaj ngjarjet e tropojes sali berisha zylfije haklaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Qershor 2019, 10:25

Durrës- Në orët e para të mëngjesit të sotëm është grabitur Katedralja ortodokse “Apostull Pavli dhe Shën Asti” në Durrës. Mësohet se ajo është grabitur nga per...