Aktualitet

Nesër festa e Bajramit, kreu i KMSH uron myslimanët: Zoti ua pranoftë agjërimin!

3 Qershor 2019, 11:06 Nga DOSJA
Nesër festa e Bajramit, kreu i KMSH uron myslimanët: Zoti ua

TIRANË– Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka uruar të gjithë besimtarë myslimanë shqiptarë për festën e Fitër Bajramit.

Në mesazhin e tij të parë të urimit si kreu i KMSH-së, Spahiu thekson se sot është dita e fundit e muajit të Ramazanit, duke u lutur për ta që Zoti t’ua pranojë agjërimin.  

“Nesër është Bajram dhe me këtë rast i uroj të gjithë besimtarët myslimanë 
shqiptarë kudo që ndodhen, gëzuar Fitër Bajramin. Paqe, lumturi dhe harmoni sjelltë në familjet tuaja!
Zoti ju dhëntë mirësi e begati dhe ua pranoftë agjërimin e adhurimet që keni kryer gjatë muajit të bekuar të Ramazanit. Zoti qoftë i kënaqur me ju!,”-shprehet Spahiu. 

Postimi i plotë:

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bujar spahiu festa e fiter bajramit muaji i ramazanit bujar spahiu festa e fiter bajramit muaji i ramazanit

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Qershor 2019, 10:25

Durrës- Në orët e para të mëngjesit të sotëm është grabitur Katedralja ortodokse “Apostull Pavli dhe Shën Asti” në Durrës. Mësohet se ajo është grabitur nga per...