Aktualitet

Burg për Flamur Karajn, efektivi i FNSH: Enveri më goditi me dërrasë, ja pse e qëllova me plumb në kokë

3 Qershor 2019, 09:38 Nga DOSJA
Burg për Flamur Karajn, efektivi i FNSH: Enveri më goditi me

TIRANE- Është pezulluar nga detyra Flamur Karaj, efektivi i repartit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, i cili dy ditë më parë qëlloi me plumb në kokë, kushëririn e tij të parë, Enver Karaj.

Karaj, është pezulluar duke u larguar kështu përkohësisht nga puna e tij si polic, si edhe është lënë në burg nga gjykata e Tiranës. Ai akuzohet për vrasje me dashje e mbetur në tentativë, ndërkohë që në Gjykatë, ai ka shpjeguar edhe konfliktin.

“Jam i penduar. Enveri më goditi me dërrasë dhe më ofendoi. U vetëdorëzova në repart. Dorëzova edhe armën dhe shkova në polici.”-ka thënë Karaj.

Të shtunën, më 1 qershor, në fshatin Dorëz, një konflikt mes dy kushërinjve Enver Karaj dhe Flamur Karaj, përfundoi me plagosjen rëndë të 50-vjeçarit, Enver Karaj.

Flamur Karaj, autori i plagosjes është efektiv i repartit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe pas një konflikt verbal me kushëririn e parë, ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar mbi të.

Pasi e ka lenë të plagosur në vend, ai është larguar dhe pak minuta më vonë është vetëdorëzuar në polici. Ndërkohë që Enver Karaj, i plagosuri, iu nënshtrua një operacioni pasi mori një plumb në kokë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet enver karaj flamur karaj plagosje me arme zjarri ne peze enver karaj flamur karaj plagosje me arme zjarri ne peze

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Qershor 2019, 10:25

Durrës- Në orët e para të mëngjesit të sotëm është grabitur Katedralja ortodokse “Apostull Pavli dhe Shën Asti” në Durrës. Mësohet se ajo është grabitur nga per...