“I dha kontratë kompanisë së vëllait”, ILDKPKI nis hetimet për kryebashkiakun e Mallakastrës
Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konflikit të Interesit, ILDKPKI, ka filluar një hetim administrativ mbi dyshimet për konflikt interesi ndaj kryetarit të bashkisë Mallakastër, Agron Kapllanaj.
“ILDKPKI, bazuar në nenin 9 pika b) të ligjin nr. 9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar, ku përcaktohet se, “…si burim informacioni për interesat private të një zyrtari mund të jenë edhe të dhënat nga media”, si dhe në zbatim të nenit 42, pika 1, gërma “gj” të ligjit 9367/2005,i ndryshuar, ka filluar menjëherë hetimin administrativ për verifikimin, trajtimin dhe zgjidhjen e rastit të dyshuar të konfliktit rast për rast të interesit, për zyrtarin Agron Kapllani, Kryetar Bashkia Mallakastër, në ushtrimin e funksionit të tij publik,” tha Inspektorati nëpërmjet një njoftimi me shkrim.
Inspektoriati shtoi se në vijim të procedurës së hetimit administrativ të konfliktit të interesit, duke qenë se kemi të bëjmë me një rast të dyshuar të konfliktit të interesave në fushën e prokurimit publik, për të verifikuar dhe hetuar ligjshmërinë e kësaj procedure prokurimi, e ka referuar çështjen për ndjekje të mëtejshme nga strukturat e Agjencisë së Prokurimit Publik, si institucioni përgjegjës për zbatimin e ligjit për prokurimin publik.
Kapllanaj i ka rrënjët në botën e biznesit dhe përpara se të zgjidhej kryetar i bashkisë Mallakastër ai ka shërbyer për dy mandate si kryetar i komunës Qendër Mallakastër. Në zgjedhjet vendore të vitit 2015 ai fitoi garën në bashkinë Mallakastër si përfaqësues i Partisë Demokratike – pjesë e Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet, me 54.9% të votave.
Kryebashkiaku nuk po rikandidon në zgjedhjet vendore të 30 qershorit pasi opozita e ka bojkotuar procesin duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe një qeveri teknike që do ta çonte vendin në zgjedhje të parlamentare.
Hetimi i ILDKPKI vjen pas publikimit nga BIRN të një investigimi mbi një tender të mbajtur nga komuna Qendër Mallakastër në vitin 2012 – kohë në të cilën drejtohet nga Agron Kapllanaj, i cili u fitua nga kompania ‘Shkëlqimi 07’, e cila është në pronësi të vëllait të kryebashkiakut.
Në një përgjigje me shkrim për BIRN, Kapllanaj mohoi të ishte në kushtet e konfliktit të interesit në lidhje me këtë tender, duke argumentuar se procedura e prokurimit ishte kontrolluar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
“Kjo kontratë si dhe të gjithë kontrat e tjera kanë qenë objekt auditimi dhe kontrolli nga institucioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili nuk ka konstatuar në raportet e tij përfundimtare asnjë shkelje të lloj të konfliktit të interesave,” tha Kapllanaj.
Marrë nga BIRN
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Sondazh
Autoriteti i Aviacionit Civil: Nga sot, rregulla të reja për fluturimin me deltaplan dhe paraglajde
TIRANË- Janë miratuar sot rregullat e reja për të gjitha fluturimet me deltaplan ose me paraglajde, të cilat do të shërbejnë për një organizmin më të mirë ...
Meteorologia Bami ka lajme të mira: Të enjten kthehet dielli, në zonën e tërmeteve do pushojë shiu
Meteorologia Adiola Bami jep lajme të mira për të gjitha ata që janë lodhur nga shiu dhe duan t’i rikhthehen plazhit për këtë vit.Në një lidhje telefonike për R...
Aksident në aksin Tiranë-Durrës/ Përplasen 6 automjete, radhë kilometrike në autostradë
TIRANË- Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Në ëktë aksident janë 6 makina, të cilat kanë marrë edhe dëmt...
Aksident në Kurbin, humbi kontrollon e mjetit prej shpejtësisë, ndërron jetë shoferi (VIDEO)
KURBIN– Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur autostradën Fushë-Krujë- Milot në afërsi të Gjormit. Si pasojë e përplasjes një person ka ndërruar jetë në ve...
U plagos dje në protestë me vrimë në këmbë, flet Ened Bostani: Isha duke filmuar, s’pashë kush më qëlloi. Spitali fsh
Tiranë- Një nga protestuesit e lënduar gjatë protestës së djeshme të opozitës, Ened Bostani ka folur për mediet.Ai është shprehur se ka marrë disa pjesë metalik...
“Një minutë heshtje për të gjithë ata që janë në punë”, në rrjet plas humori me Bashën
Tiranë- Lulzim Basha, edhe pse muaji i Ramazanit ka përfunduar, në protestën e djeshme ka kërkuar 1 minutë heshtje për ata që agjerojnë, a thua se këta të fundi...
Tërmetet në Korçë, sizmiologu Ormeni: E keqja kaloi, por goditje do të ketë sërish
TIRANE- Sizmiologu Rrapo Ormeni thotë se më e keqja ka kaluar. Tërmetet në Korçë kanë terrorizuar banorët e tri fshatrave të cilët kanë dy netë që flenë ...
‘Shtrëngata, rrufe dhe breshër,’ si parashikohet moti për ditën e sotme
TIRANË– Moti i keq dhe me reshje shiu mesa duket do të vijojë edhe këtë javë. Ditën e sotme pritet shtim i intensitetit të reshjeve, ato do të arrij...
Historia e pabotuar/ Armët e Skënderbeut, jo vetëm në Vjenë, por edhe në Venecia
Kush nuk mund ta ketë sot parasysh përkrenaren e Gjergj Kastriot Skënderbeut, të ruajtur së bashku me një shpatë në Muzeun “Kunsthistorisches të Vjenës dhe ripr...