Aktualitet

3 Qershor 2019, 10:25 Nga DOSJA

Durrës- Në orët e para të mëngjesit të sotëm është grabitur Katedralja ortodokse “Apostull Pavli dhe Shën Asti” në Durrës. Mësohet se ajo është grabitur nga persona të paidentifikuar të cilat kanë marrë një shumë parash dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Theksojmë se thikat e autorëve kanë mbetur në vendin e ngjarjes. Autorët kanë shqyer dyert, kanë çarë kasafortën dhe më pas kanë shkaktuar një rrëmujë të madhe brenda Katedrales.

Foto brenda Katedrales 

Në lidhje me këtë grabitje ka reaguar edhe ky institucion, ku theksohet edhe lutja: “Fali, o Atë, se nuk dinë se ç’bëjnë”.

“Sot, datë 3.06.2019, Katedralja “Apostull Pavli dhe Shën Asti” është përdhosur dhe bastisur nga persona të panjohur, duke dëmtuar arkën e qirinjve dhe të besimtarëve. Është për të ardhur keq që objektet e kultit bëhen objekte abuzimi dhe përdhosjeje.

Këto ngjarje tronditin ndërgjegjen e besimtarëve orthodhoksë, por edhe të gjithë atyre qytetarëve të ndershëm, të cilët respektojnë shenjtërinë e objekteve të kultit, pavarësisht se kujt komuniteti fetar i përket. Përsa ndodhi u njoftuan organet e rendit, të cilat kryen mbledhjen e provave për zbardhjen e ngjarjes. Fali, o Atë, se nuk dinë se ç’bëjnë (Lk.23:34)! Lutemi që Perëndia t’i ndriçojë dhe t’i mëshirojë këta persona keqbërës,” përfundon njoftimi i Kishës.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet autorët harrojnë thikat grabitet katedralja në durrës autorët harrojnë thikat grabitet katedralja në durrës

Sondazh

Poll