Ekonomi

Të ardhurat buxhetore po rriten edhe prej importeve me çmime të larta

17 Gusht 2021, 07:03 Nga DOSJA
Të ardhurat buxhetore po rriten edhe prej importeve me çmime të

TIRANË- Banka e Shqipërisë arsyetoi se rritja e të ardhurave buxhetore në 6 mujorin e parë të vitit 2021 erdhi si rrjedhojë e dy faktorëve: Së pari rritjes së importeve dhe së dyti rritjes së çmimit të tyre, duke ndikuar në më shumë arkëtime nga TVSH-ja të tarifat doganore.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, të ardhurat totale në buxhet ishin 234 miliardë lekë, me një rritje prej 20% në raport me 6-mujorin 2020 (+39 miliardë lekë). Në krahasim me janar-qershor 2019, rritja është 3.6% (+8.2 miliardë lekë).

Sipas Bankës së Shqipërisë zhvillimi që spikat në tremujorin e dytë të vitit lidhet me kontributin e lartë të të ardhurave nga TVSH-ja në rritjen e totalit. Të ardhurat e shtuara nga ky grup reflektojnë në një masë të madhe rritjen e shpejtë që kanë njohur çmimet e lëndëve bazë në tregjet ndërkombëtare.

Importet e mallrave u rritën me 44.1% në terma vjetorë, të udhëhequra nga kategoritë “Makineri pajisje dhe pjesë këmbimi” dhe “Materiale ndërtimi dhe metale”, mallrat e të cilave lidhen kryesisht me sektorin e ndërtimit.

Kategoria “Minerale, lëndë djegëse, energjie elektrike”, mbeti nën nivelet e vitit 2019 dhe shkak mbeti importi i energjisë elektrike, i cili është pakësuar si pasojë e rritjes së prodhimit vendas. Përveç sasisë më të lartë, mallrat që po hyjnë në Shqipëri po zhdoganohen me çmime më të larta se vitet e kaluara.

Çmimi i naftës ka tejkaluar nivelet e periudhës para pandemisë, ndërsa çmimet e metaleve dhe të ushqimeve kanë arritur vlera historike ndër vitet e fundit. Rritja e çmimit të metaleve sjell efekte pozitive në eksportin e metalit vendas, i cili zë peshë të rëndësishme në eksportet totale. Çmimi i naftës Brent ishte 81% më i lartë se një vit më parë dhe 15% më i lartë se në janar të vitit 2020, duke u kuotuar me rreth 73$/fuçi në muajin qershor. Rritja e çmimit të naftës u nxit nga rritja e kërkesës në kontekstin e pritjeve pozitive për ekonominë botërore.

Gjithashtu zgjerimi i aktivitetit ekonomik ka sjellë një rritje të theksuar të kërkesës për metale. indeksi i çmimeve të metaleve është rritur 69% në qershor, krahasuar me vitin e kaluar.

Edhe çmimet e produkteve bujqësore kanë njohur rritje të vazhdueshme që prej mesit të vitit të kaluar. indeksi i çmimeve të ushqimeve u rrit me 39% në muajin qershor, nga një vit më parë. Në prezencë të një kërkese të lartë, çmimet e ushqimeve janë ndikuar edhe nga të korra më të ulëta, nga probleme në furnizim dhe rritje të kostove të transportit ndërkombëtar, si dhe nga kufizimet në eksportin e drithërave nga Rusia. Me zbutjen e kufizimeve në furnizim, presionet për rritje të çmimeve të metaleve dhe të ushqimeve pritet të stabilizohen. Për rrjedhojë të ardhurat buxhetore janë ndikuar pozitivisht, por kjo situatë sinjalizon rritje të çmimeve në tregun vendas në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme.

MONITOR

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi banka e shqipërisë te ardhurat buxhetore banka e shqipërisë te ardhurat buxhetore

Sondazh

Poll