Ekonomi

Nga viti 2005 deri më 2020, pesha e administratës publike në ekonomi u rrit me 2.5 pikë %

14 Gusht 2021, 05:42 Nga DOSJA

TIRANË– Pesha e administratës publike në ekonomi është rritur ndjeshëm në 15 vitet e fundit, duke eshndërruar atë ndër sektorët kryesor sidomos në punësim. Sipas të dhënave të INSTAT, pesha e administratës publike në ekonomi, arsimi, shëndetësia dhe aktivitet të punës sociale në totalin e PBB-së shënuan rritje me 2.5 pikë përqindje nga viti 2005 në vitin 2020.

Në vitin 2009 administrata publike formonte 9,7 për qind të totalit të PBB-së së vendit, ndërsa në vitin 2020 arriti në 12.4%. Rritja e peshës së administratës në ekonomi nisi gradualisht pas vitit 2013. Edhe pse politikat qeverisëse kanë premtuar një administratë të vogël me pak ministri dhe me shkrirjen e disa enteve publike, në realitet numri i punonjësve në administratë është zgjeruar. Madje në disa qarqe, administrata publike është punëdhënësi më i madh dhe sektori me peshën më të lartë në ekonomi.

Në vitin 2020, nga 10 degët kryesore të ekonomisë, administrata publike ishte i treta për peshën më të lartë në ekonomi, pas bujqësisë me 19.2 %, dhe sektorit të tregtisë, akomodimit dhe transportit me mbi 15%. Në vitin 2005 administrata publike ishte sektori i katërt më i madh pas, bujqësisë, tregtisë dhe ndërtimit.

Administrata publike u zgjerua dukshëm gjatë vitit te kaluar. Sipas të dhënave nga burimet administrative mbi punësimin (listë-pagesat nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve) në tremujorin e fundit të vitit 2020, numri i të punësuarve në administratën shtetërore arriti në 182.5 mijë persona, duke u zgjeruar me rreth 10 mijë persona, në raport me tremujorin e mëparshëm (rritje 6%) dhe mbi 8 mijë persona më shumë në krahasim me fundin e 2019-s (+4.7%) . Edhe pse në vit pandemik ku buxheti i shtetit ishte në presion nga rënia e të ardhurave administrata shtetërore u zgjerua vetëm pak muaj larg zgjedhjeve të përgjithshme elektorale të vendit.

Sektori i administratës shtetërore ka nisur të zgjerohet me ritme të larta që prej tremujorit të dytë të vitit 2018. Rritja arriti kulmin në tremujorin e fundit të vitit 2020, duke shënuar rekord që nga viti 2005, e krahasuar sipas mesatares vjetore.

Të punësuarit në shtet përbënin 16% të totalit në fund të 2020-s, nga 15% një vit më parë. Shqipëria hyn në vendet ish-komuniste që trashëgoi një ekonomi ku shteti ishte ofruesi i vetëm i punësimit deri në viti 1990. Pas këtij viti, pesha e sektorit shtetëror në ekonomi dhe punësim do të vinte në rënie nga viti në vit për shkak të adoptimit të modelit të ekonomisë së tregut.

Në një analizë për strukturën e ekonomisë në vendet e Ballkanit, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH, thotë se, katër sektorë janë të një rëndësie të veçantë: tregtia e brendshme, industria, administrata publike dhe bujqësia. Administrata publike është sektori i tretë më i madh ekonomik.

Marrë nga Monitor.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi aministrata publike ne shqiperi aministrata publike ne shqiperi

Sondazh

Poll