Ekonomi

“SPAK të hetojë Veliajn”/ Ekspertiza e parë e konsideroi të banueshëm pallatin, e dyta sugjeroi shembjen

13 Gusht 2021, 20:14 Nga DOSJA
“SPAK të hetojë Veliajn”/ Ekspertiza e parë e

TIRANË– Pas tërmetit të 26 nëntorit, ekspertët nisën verifikimin e dëmeve që pësuan pallatet për të vlerësuar nëse ishin ose jo të banueshme. Për një bllok pallatesh në rrugën “Myslym Keta”, ekspertët dolën në përfundimin se dëmet ishin të riparueshme. 

Por pas më shumë se 9 muajsh, në skenë doli një ekspertizë tjetër, e cila vendosi se pallati duhej që të prishej pasi kishte rrezik të madh për shembje. Për “Ora”, banorët e zonës u shprehën e kishin dalë kundër vendimit të Bashkisë dhe se nuk do të lejonin shembjen e banesave të tyre. Ndërkohë që hedhin dyshimet se gjithçka bëhet për interesa personale të tyre.

“Ne në letra e kemi DS3, këta na i kthyen në DS5, na thirrën që të firmosim. Ne nuk kemi pranuar, përderisa e kemi DS3 dhe këta pas 2 vjetësh kujtohen dhe thonë DS5 sepse kanë qëllimet e tyre i dinë ato,”-thotë banorja.

Tani banorët kërkojnë nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit që të hetojë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili sipas tyre ka gisht në ndryshimin e vlerësimit të dëmtimit.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sociale sociale pasojat e termetit tirane pasojat e termetit tirane

Sondazh

Poll