Ekonomi

Banka e Shqipërisë pret që ekonomia do të përshpejtojë rritjen në 3-mujorin e dytë, shkak volumet në ndërtim

13 Gusht 2021, 05:31 Nga DOSJA
Banka e Shqipërisë pret që ekonomia do të

Banka e Shqipërisë parashikon qe ekonomia e vendit do të rritet në 3-mujorin e dytë te këtij viti me ritme më të shpejta se në të parin, ku sipas të dhënave zyrtare rimet e rritjes ishin 5.5%.

Në raportin e tremujorit të tretë të Politikes Monetare, Banka analizoi se, kjo periudhë është karakterizuar nga zgjerimi i procesit të vaksinimit dhe nga një lehtësim i ndjeshëm i masave kufizuese si pasojë e rënies së shpejtë të infektimeve të reja me COVID-19, duke nxitur dinamikat pozitive të aktivitetit ekonomik në vend.

Treguesit e tërthorë sasiorë sikurse rritja e eksporteve dhe importeve, lëvizjet e shtetasve dhe statistikat fiskale mbështesin këtë vlerësim. Banka e i bazon pritjet e saj në rritjen e fortë e lejeve të ndërtimit, mbështetur edhe nga efekti i rindërtimit, sugjerojnë për ndikime të mëtejshme pozitive nga ky sektor. Gjithashtu, përmirësimi me bazë të gjerë i treguesve të besimit dhe ulja e treguesit të pasigurisë për tremujorin e dytë mbështesin vlerësimet për rritje të përshpejtuar.

PBB-ja përshpejtoi edhe më tej dinamikën rikuperuese në tremujorin e parë të vitit 2021. Rritja ekonomike rezultoi 5.5%, nga 2.4% në tremujorin e katërt 2020. Rritja ka rezultuar me bazë të gjerë, ku sektori prodhues dha kontributin kryesor (3.7 pikë përqindje), mbështetur më pas edhe nga sektori i shërbimeve (1.9 pikë përqindje).

Zgjerimi i sektorit prodhues u përshpejtua në rreth 9.6% në tremujorin e parë të këtij viti, kundrejt rritjes 3.5% në tremujorin e kaluar. Ndikimin kryesor në rritjen ekonomike e dhanë dega e energjisë elektrike dhe aktiviteti ndërtues, Aktivitetet prodhuese dhe të shërbimeve mbështetën rritjen ekonomike në tremujorin e parë të vitit 2021.

Ndikimin kryesor në rritjen ekonomike e dhanë dega e energjisë elektrike dhe aktiviteti ndërtues, me kontribute përkatëse prej 1.7 dhe 1.1 pikë përqindjeje. Banka argumentoi se, Zgjerimi në ndërtim vlerësohet të ketë reflektuar një vëllim më të lartë në tre kategoritë kryesore: ndërtime të reja, rikonstruksione dhe punime inxhinierike.

Kontributi i industrisë përpunuese13 rezultoi 0.7 pikë përqindje, i përshpejtuar krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Në ndryshim nga tremujorët e mëparshëm, ndikimet e industrisë nxjerrëse ishin në kahun pozitiv. Ndërkohë, aktivitetet e bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit gjeneruan një kontribut pothuaj të papërfillshëm.

Vlera e shtuar e sektorit të shërbimeve u rrit me 3.9% në tremujorin e parë, ecuri e përshpejtuar krahasuar me tremujorin e mëparshëm (rritja rezultonte 2.9%). Ndikimet kryesore kanë ardhur nga aktivitetet e “Administratës publike, shëndetësisë dhe arsimit” pasuar nga “Pasuritë e paluajtshme”.

Edhe nënkategoritë e tjera të shërbimeve kanë pasqyruar rritje në terma vjetorë. Përjashtim bëjnë aktivitetet e “Tregtisë, transportit, akomodimit dhe shërbimit ushqimor”, të cilat vijuan të mbeten në kahun rënës. Në këtë ecuri ndikoi dega e “Akomodimit”, e cila u ndikua nga kufizimet e lidhura me lëvizjen ndërkombëtare./MONITOR

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi banka e shqipërisë banka e shqipërisë

Sondazh

Poll

Ekonomi 12 Gusht 2021, 07:59

Sot festohet Dita Ndërkombëtare e Rinisë!

TIRANË– Sot është Dita Ndërkombëtare e Rinisë! Kjo festë organizohet më 12 gusht të çdo viti. Ajo është caktuar nga Kombet e Bashkuara në vitin 1999...