Ekonomi

‘Robër të lumtur deti’/ Nostalgjia e viteve më parë për të shkuar në bregdet, gazetari Kadia: Nëna e kish bërë byr

12 Gusht 2021, 09:44 Nga DOSJA
‘Robër të lumtur deti’/ Nostalgjia e viteve më

TIRANË– Gazetari Ilir Kadia ka ndarë një shkrim në rrjetet sociale. Ai shkruan për periudhën kur ka qënë fëmijë e kur bëheshin gati si familje për të shkuar në plazh. Përmes shkrimit, ai tregon rrugëtimin që kanë kaluar kur shkonin me pushime me familje.

SHKRIMI:

“Robër të lumtur deti”Nëna e kish bërë byrekun me qepë e domate një ditë më parë. Ndërsa babai e kish blerë shalqinin dhe shishen e kosit. Nga shtepia në kinostudio dilnim në 5 pa një çerek të kapnim “Vibertin” deri tek “Papavrami”. Pastaj duke kërcyer me motrën para nënës dhe babait të ngarkuar si hamej. Nëna edhe me motrën e vogël që do lindte pak muaj më vonë. Treni me stola dërrasë që të skuqnin bythet me shumë se dielli kurrizin. Tortura e ujit fillonte që Vorë. Një lekë një gotë që fshatarët e shisnin me shtëmba dhe kotruve. Babain njëherë e la treni se kish radhë. Unë qava shumë se kujtova se do më humbte. Nga Shkozeti tek “Hekurudha “ më këmbë. Herë herë me pajton! Por sa shihja detin ndryshonte puna. Ai na bënte magji. Uji në breg ish i kthjellët si ujë Selite dhe thyente rrezet e ëmbla të diellit në kurrize peshqish të mëdhenj sa gishtat tanë. Nuk kisha të ngopur me hedhjen e stërkalave drejt qiellit dhe kthimin e tyre drejt kokës time si dush i artë! Babai i bënte supet trampolinë dhe me motrën bënim garë kush hidhej me kokë më bukur! Pastaj babai bëhej balenë dhe i hipnim mbi shpinë dretj bregut të dytë! Atje ishim me të rriturit! Kur të ktheheshim do mburreshim se kishim shkuar me not deri tek Vaporët! Në breg lodra e parë ish kalaja ndërsa kur dilnim nga uji me vrap kush të bënte me bukur shqiponjën me gishta në gjoks. Rrobat dhe shalqinin i kishim lënë vetmëm në një rrëze plepi por ato nuk i ngacmonte njeri. Kur vinte koha drekës në bar me motrën shikonim me xhelozi kujt do i ndante nëna copën më të madhe të byrekut dhe shalqinit. Për kosin jo!Kthimi ish tortura tjetër. Vendet i zinim nga dritarja ose duke futur ndonjërin nga fëmijët ose duke ju lutur atyre që vinin nga Elbasani a Kavaja të na mbanin ndonjë vend. Shpesh herë më këmbë gjithë rrugës! Babai dhe nëna na mbanin në krahë se na kish zënë gjumi që në Sukth.Kur zbrisnin nga treni rrugën mes Bulevardit deri tek Sahati e bënim duke tërhequr këmbët si robër lufte!Por robër të lumtur!(Në foto babai dhe nëna me dy miq të tyre. Babai kish blerë një komardare si patë që ti mësonte notin nënës. Por asaj i pëlqente më shumë pa patën se i varej në qafë dhe putheshin me buzë të kripura. )

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sociale sociale ilir kadia ilir kadia

Sondazh

Poll

Ekonomi 12 Gusht 2021, 07:59

Sot festohet Dita Ndërkombëtare e Rinisë!

TIRANË– Sot është Dita Ndërkombëtare e Rinisë! Kjo festë organizohet më 12 gusht të çdo viti. Ajo është caktuar nga Kombet e Bashkuara në vitin 1999...

Ekonomi 12 Gusht 2021, 05:29

Rreth 23% e kompanive të anketuara nga Këshilli i Investimeve deklaruan se zgjodhën punën online nga shtëpia për punonjësit e tyre, në momentin që filloi pandem...