Ekonomi

Një fshat si në mesjetë, në Sopëz të Divjakës nuk ka as ujë

9 Gusht 2021, 13:12 Nga DOSJA
Një fshat si në mesjetë, në Sopëz të Divjakës

Një fshat si në mesjetë, në Sopëz të Divjakës nuk ka as ujë. Prej më shumë se 25 vitesh fshati Sopëz i bashkisë Divjakë vuan nga mungesa e investimeve në infrasturkturë. Në fshat mungojnë rrugët dhe kanalizimet.

Por ajo që ndihet më shumë këtë sezon ku temperaturat janë të larta është mungesa e ujit në rubinetat që kanë shtëpitë e tyre. I gjithë rrjeti është i amortizuar dhe ku të gjitha linjat kalojnë në kanalet e ujërave të zeza duke rritur ndjeshëm rrezikun e infektimeve. Banorët shprehen se uji nga ujësjellësi i Divjakës nuk vjen asnjëherë.

Edhe pse ka mungesë nga kjo ndërmarrje, familjet vazhdojnë të faturohen.

Si zgjidhje, këta banorë kanë gjetur hapjen e puseve pranë banesave të tyre, por edhe kjo alternativë nuk ka funksionuar pasi uji në shumicën e rasteve del i ndotur dhe në muajt e nxehtë këto puse thahen.

Banorët shprehen se janë ankuar disa herë pranë institucioneve lokale për të marrë zgjidhjen e problemit të tyre, por deri tani kanë marrë vetëm premtime boshe.

Marrë nga Top Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sociale sociale divjake ujesjellesi i divjakes divjake ujesjellesi i divjakes

Sondazh

Poll

Ekonomi 8 Gusht 2021, 07:04

Biznesi i librit, në udhëkryq

Nga Deada HykaPandemia e Covid-19 ka dëmtuar shumë industri në të gjithë botën, por gjithashtu ka rritur kërkesën për mjaft sektorë. Një përfitues ka qenë globa...