Politike

“Tritan Shehu do që PD ta nxjerrë në pension si deputet”/ Përplasje brenda demokratëve për TEORINË e rithemelimit, is

21 Korrik 2021, 15:34 Nga DOSJA
“Tritan Shehu do që PD ta nxjerrë në pension si

TIRANË– Partia Demokratike përveç përplasjeve me kundërshtarët politikë, duke se ka edhe “luftë  të brendshme”. Deputetët e zgjedhur nga 25 prilli, Tritan Shehu dhe Mark Marku. Ky i fundit, në një intervistë të dhënë për emisionin “Log” tha se në Partinë Demokratike duhet ndryshim dhe qarkullim i elitave. 

“Ndryshim nënkupton edhe qarkullimin e elitave. Unë nuk habitem që Tritan Shehu fliste se çfarë ndryshimi, çfarë rithemelimi, sepse ai mendon që PD të gjithë qëllimin e vetëm ka të nxjerrë në pension Tritan Shehun deputet, por ajo del vetë PD në pension. Pra, ai e mendon PD-në si instrument, që englediset pak, bën edhe ca punë të tjera, por është edhe deputet, normalisht nuk e duan ndryshimin, si mund ta duan ndryshimin, se nesër do i thonë shko përplasu në zonë,“-tha ai.

Përgjigjia nuk ka vonuar shumë, e Shehu ka dhënë komentin e tij për deklaratat e kolegut. Rithemelimin e Partisë Demokrarike, Tritan Shehu e cilëson një ide të tillë komuniste duke shtuar se beson te përmirësimi. Sipas tij, PD-ja nuk ka bërë asnjë turp në politikë që të ketë komplekse nga historia e saj.

“Ne nuk kemi kohë e energji të tepërta të shpenzojmë me eksperimente, që normalisht i kanë realizuar partitë komuniste të lindjes mbas rënies së komunizmit, ose shumë rrallë ndonjë parti tjetër si pasojë e problemeve të mëdha të brendshme. Ne nuk jemi aspak në ato situata, prandaj më duken si gjetje artificiale. Ne duhet të përgatitemi menjëherë për ditët që vijnë, javët që vijnë. Përballë kemi një regjim, edhe sado ndryshime të bëjmë në statut, në Këshillin Kombëtar, në seksionet, këto janë vetëm ndihmuese,”- tha ai në një intervistë për “Panorama”. 

(k.m/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike mark marku rikthemelimi i pd tritan shehu mark marku rikthemelimi i pd tritan shehu

Sondazh

Poll