Politike

“Vendimi për Becchettin do t’i kushtojë 45 mijë lekë çdo shqiptari”, Grida Duma: Drejtesia të veprojë, koha të pag

21 Korrik 2021, 14:16 Nga DOSJA
“Vendimi për Becchettin do t’i kushtojë 45 mijë

TIRANË– Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka reaguar në rrjetet e saj sociale edhe njëherë për çështjen e biznesmenit Italian, Francesco Becchetti.

Përmes një postimi të ndarë në rrjetin social ‘Facebook’, Duma shkruan se kryeministri Rama është përgjegjës i drejtpërdrejtë për dëmin ekonomik prej 110 milionë euro që do të paguajnë familjet shqiptare nga xhepat e tyre për Becchettin.

Sipas saj, për të shlqyer këtë borxh, çdo shqiptar, nga një i porsalindur deri tek çdo pensionisit, do të paguajmë 45 mijë lekë të vjetra, teksa shkrimin e shoqëron edhe me një video.

Postimi i Grida Dumës:

Edi Rama mund të përpiqet t’i fshihet të vërtetës, por nuk e zhbën dot atë. Ai është përgjegjësi i drejtpërdrejtë për dëmin ekonomik prej 110 milionë euro që do të paguajnë familjet shqiptare nga xhepat e tyre. Secili prej nesh, nga një i porsalindur deri tek çdo pensionisit, do të paguajmë 45 mijë lekë të vjetra. Para këto, që mund të shkonin për shkolla, spitale, rrugë, për ndihmë ekonomike për njerëzit në nevojë, për të blerë ushqime, por do të shkojnë për të dëmshpërblyer luftën personale të Ramës me median.Shteti i kapur nga korrupsioni u përdor për këtë luftë personale, prandaj përgjegjësit e kësaj fature prej 110 milionë euro duhet të shkojnë para drejtësisë. Mjaft kanë paguar shqiptarët për dëmet ekonomike të shkaktuara nga një pushtet i korruptuar deri në palcë. Është koha të paguaj Edi Rama!

(kle.m./dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike grida duma grida duma

Sondazh

Poll

Politike 21 Korrik 2021, 10:13

GJIROKASTËR– Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ishte e pranishme ditën e sotme në pikën kufitare të Kakavijës. Ajo është pritur nga ministri i Brendshëm, Ble...