Politike

Ende asnjë emër s’ka dalë nga goja e Ramës/ Veliaj: Do të shihni fytyra të reja në nivel drejtues

21 Korrik 2021, 14:04 Nga DOSJA
Ende asnjë emër s’ka dalë nga goja e Ramës/ Veliaj: Do

TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranë, Erion Veliaj ka bërë një ‘parashikim’ lidhur me kabinetin e ri qeverisës për mandatin e tretë të Partisë Socialiste. Gjatë një interviste të dhënë për “News24”, Veliaj tha se do të ketë djem dhe vajza të reja që do të marrin përgjegjësi, pasi sipas tij kjo është “filozofia” e PS-së. 

PYETJA: Talentet e reja dhe në qeveri?

VELIAJ: Nuk do të habitesha fare. Unë isha një prej tyre që mu dha mundësia të shërbej në ministri. Folën në fillim për reformën e pensioneve, dosjet. Ja ku janë. Po kuptojmë çfarë ka ndodhur, kush po spiunonte kë. U hapën dosjet. Nuk dinim ç’ndodhte me ndihmën ekonomike, i merrnin ata me 2-3 makina. Mu dha mundësia diku ku nuk pritej. Do të ishte e pandershme të mos besoja tek historia ime. Do të ketë djem e vajza që do të marrin përgjegjësi. Nuk ke si provon ndryshimin. Më ka pëlqyer që në fillim tek PS, nuk thotë rinia është e ardhmja. Ne themi rinia është e tashmja.

Po ku e di vallë Veliaj që në mandatin e tretë Rama do t’u besojë figurave të reja? Mos vallë e kanë diskutuar bashkë, apo janë të gjitha parashikime të kryebashkiakut? Koha do ta tregojë nëse ka të drejtë…

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike erion veliaj mandati i trete i rames erion veliaj mandati i trete i rames

Sondazh

Poll

Politike 21 Korrik 2021, 10:13

GJIROKASTËR– Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ishte e pranishme ditën e sotme në pikën kufitare të Kakavijës. Ajo është pritur nga ministri i Brendshëm, Ble...

Politike 21 Korrik 2021, 10:05

TIRANË– Ish-ministrja në qeverinë Rama, Milena Harito së fundmi ka dhënë një intervistë për RTSH. Harito ka folur ‘pa dorashka’ në lidhje me punën pranë Ra...