Politike

Gjykata Kushtetuese pezulloi ndërtimin e Teatrit të ri/ Veliaj bën PLANIN: Ja si do veprohet!

21 Korrik 2021, 13:45 Nga DOSJA
Gjykata Kushtetuese pezulloi ndërtimin e Teatrit të ri/ Veliaj

TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka folur lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar. Në një intervistë për “News24”, Veliaj tha se për ndërtimin e Teatrit të ri do të ketë një vendimmarrje të Këshillit të Ministrave. Duke shtuar gjithashtu se brenda vitit do të nisin edhe punimet, sapo të mbarojë gara.

“Ne do të kemi shumë shpejt një vendimmarrje të Këshillit të Ministrave për të operuar për ndërtimin e teatrit siç bën bashkia për çdo shkollë. Bashkia i ndërton shkollat, ministria ka kontentin, përmbajtjen. Do gjejmë një zgjidhje të gatshme me ndërtimin e shkollave. Ne ndërtojmë infrastrukturën, ministria përkatëse do bëjë përdorimin dhe shfrytëzimin e vet. Do nisë brenda pak muajsh, sa zgjat procedura e garës, por brenda këtij viti patjetër,”- u shpreh Veliaj.

Ndërkohë Gjykata Kushtetuese pezulloi ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar duke rrëzuar kështu ligjin special dhe kalimin e Teatrit në pronësi të Bashkisë Tiranë. Në vendimin e saj, pasi Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, Kushtetuesja i dhënë të drejtë Presidentit Ilir Meta dhe ka rrëzuar Ligjin Special për dhënien me koncesion të hapësirës së truallit të Teatrit Kombëtar, si dhe ka shfuqizuar vendimin për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë të ndërtesës së Teatrit Kombëtar.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike erion veliaj gjykata kushtetuese gjykata kushtetuese pezullon ndertimin e teatrit te ri erion veliaj gjykata kushtetuese gjykata kushtetuese pezullon ndertimin e teatrit te ri

Sondazh

Poll

Politike 21 Korrik 2021, 10:13

GJIROKASTËR– Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ishte e pranishme ditën e sotme në pikën kufitare të Kakavijës. Ajo është pritur nga ministri i Brendshëm, Ble...

Politike 21 Korrik 2021, 10:05

TIRANË– Ish-ministrja në qeverinë Rama, Milena Harito së fundmi ka dhënë një intervistë për RTSH. Harito ka folur ‘pa dorashka’ në lidhje me punën pranë Ra...