Politike

Veliaj habit me deklaratën: Kush fle në Tiranë, të nesërmen zgjohet më i pasur

21 Korrik 2021, 13:40 Nga DOSJA
Veliaj habit me deklaratën: Kush fle në Tiranë, të

TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me perspektivën e kryeqytetit. Në një intervistë për “News24”, Veliaj tha se kushdo që qëndron në Tiranë është më i pasur se sa ka qenë një ditë më parë.  Duke përfshirë edhe kundërshtarët e tij politikë.

Sipas Veliajt, janë projektet e tij, ato që kanë bërë që kryeqytetit t’i rritet vlera me 11% çdo vit, duke nënkuptuar pasuritë e patundshme. 

“Sot dhe kundërshtari ynë më i madh është bërë më i pasur, nga ato që kemi bërë. Këtë fundjavë prezantojmë flotën e parë të autobusëve të parë hibridë. Jam i përkushtuar t’i shkoj deri në fund premtimeve, pavarësisht se shumë prej projekteve u desh t’i alternonim rrugës. Fakti që nuk jemi tërhequr nga asnjë projekt dhe Tiranës sot i rritet vlera 11-12% çdo vit. Kushdo që gdhihet sot në Tiranë është më i pasur se një ditë më parë. Gjithë ditën dhe gjithë natën,”- u shpreh Veliaj.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike erion veliaj tirane erion veliaj tirane

Sondazh

Poll

Politike 21 Korrik 2021, 10:13

GJIROKASTËR– Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ishte e pranishme ditën e sotme në pikën kufitare të Kakavijës. Ajo është pritur nga ministri i Brendshëm, Ble...

Politike 21 Korrik 2021, 10:05

TIRANË– Ish-ministrja në qeverinë Rama, Milena Harito së fundmi ka dhënë një intervistë për RTSH. Harito ka folur ‘pa dorashka’ në lidhje me punën pranë Ra...