Politike

‘Teatri’ në Fletoren Zyrtare, ku do e gjejë Bashkia e Tiranës ndërtesën që duhet ti kthejë qeverisë për të zbatuar

21 Korrik 2021, 12:16 Nga DOSJA
‘Teatri’ në Fletoren Zyrtare, ku do e gjejë Bashkia e

TIRANË– Gjeti vend për botim sot në Fletoren Zyrtare, vendimi i plotë dhe i zbardhur i Gjykatës Kushtetuese që hedh poshtë “Ligjin Fusha” dhe pezullon ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Sot, mes vendimeve të tjera që u botuan zyrtarisht, u vendos edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që nuk mund të kalonte pa vëmendje. Duke respektuar pikën e., të nenit 6 të ligjit Nr. 78/2014, me botimin edhe në Fletoren Zyrtare, vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka hyrë në fuqi. Por çfarë do të bëjë tani bashkia e Tiranës?

Në vendimin e datës 2 korrik 2021, Gjykata Kushtetuese u tregua e palëkundur duke rrëzuar ligjin special që u miratua në Kuvend në korrik të 2018-ës, dhe duke e cilësuar si antikushtetues, sepse shkel liritë ekonomike që janë një nga shtyllat e sistemit demokratik.

Konkretisht, Gjykata shpalli si anti-kushtetues vendimin e qeverisë për t’ia kaluar Teatrin Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës, si dhe vendimin për procedurat e veçanta për ndërtimin e teatrit të ri, ndërsa nuk gjeti votat që i duheshin për të vendosur nëse duhej prishur apo jo ndërtesa.

Vendimi i gjykatës Kushtetuese i kthen tokën qeverisë, që në çdo rast duhet të rifillojë procedurat për ndërtimin e një e teatri të ri. Por ku do e gjejë Bashkia teatrin që duhet ti kthejë qeverisë?

Gjykata vendosi qartë, se vendimi i qeverisë për të kaluar pasurinë  nr. 1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë” (VKM nr. 377/2020), është i papajtueshëm me Kushtetutën dhe me marrëveshjet ndërkombëtare duke e shfuqizuar. 

Pra, Bashkia nuk ka detyrim të kthejë tokën, por truallin bashkë me ndërtesën, (godinën e Teatrit), tek qeveria. Por ku do e gjejë? A do të gjejë zbatim vendimi i gjykatës Kushtetuese, për një nga çështjet më të rëndësishme të dekadës së fundit në Shqipëri? /Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike fletorja zyrtare gjykata kushtetuese per teatrin fletorja zyrtare gjykata kushtetuese per teatrin

Sondazh

Poll

Politike 21 Korrik 2021, 10:13

GJIROKASTËR– Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ishte e pranishme ditën e sotme në pikën kufitare të Kakavijës. Ajo është pritur nga ministri i Brendshëm, Ble...

Politike 21 Korrik 2021, 10:05

TIRANË– Ish-ministrja në qeverinë Rama, Milena Harito së fundmi ka dhënë një intervistë për RTSH. Harito ka folur ‘pa dorashka’ në lidhje me punën pranë Ra...