Politike

‘Ju jeni mishngrënës të lindur’/ Rama i drejtohet biznesmenit: Kush ka ambicie nuk ka nevojë të ikë jashtë shtetit, k

21 Korrik 2021, 11:49 Nga DOSJA
‘Ju jeni mishngrënës të lindur’/ Rama i drejtohet

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në disa fabrika në zonat e Vorës dhe të Kasharit. Atje, kreu i qeverisë u takua dhe me një biznesmen nga Tepelena, me të cilin nuk kurseu dhe disa batuta. Ky i fundit ishte duke ndërtuar në atë zonë një fabrikë të përpunimit të mishit, e me shaka, Rama i tha se është ‘mishngrënës’ i lindur.


BISEDA:

Rama: Gjëja tjetër që ne mund t’ju ndihmojmë është që t’ju hapim rrugën e tregut në Lindjen e Mesme

Sipërmarrësi: Është një synim, se ne jemi njohur me tregun. Na kanë ardhur informacion nga Dubai. E kërkojnë shumë mishin edhe në origjinën e kemi nga Tepelena.

Rama: Ju jeni mishngrënës të lindur, por çështja është që gjithë zinxhiri tani këputet, sepse këtu nuk ka akoma standarde të tilla. Në momentin që vijnë këtu dhe shikojnë dhe marrin garancinë, dmth çfarë paguajnë do marrin. Këto janë fabrika të një gjeneratë tjetër sepse krijon premisa për të pasur kampionë këtu. Ne duhet t’ju vazhdojmë t’ju mbështesim dhe ju mbështesim. Është e rëndësishme që përmes këtyre jepen shembuj që kush ka vizion, ambicie nuk ka nevojë të ikë jashtë shtetit sepse këtu fiton më shumë se jashtë shtetit”, tha Rama.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll

Politike 21 Korrik 2021, 10:13

GJIROKASTËR– Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ishte e pranishme ditën e sotme në pikën kufitare të Kakavijës. Ajo është pritur nga ministri i Brendshëm, Ble...

Politike 21 Korrik 2021, 10:05

TIRANË– Ish-ministrja në qeverinë Rama, Milena Harito së fundmi ka dhënë një intervistë për RTSH. Harito ka folur ‘pa dorashka’ në lidhje me punën pranë Ra...