Politike

21 Korrik 2021, 10:13 Nga DOSJA

GJIROKASTËR– Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ishte e pranishme ditën e sotme në pikën kufitare të Kakavijës. Ajo është pritur nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, e ndërsa të pranishëm janë edhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, mes tyre drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu si edhe ambasadorja e e Greqisë Sophia Philippidou. Ky takim, u zhvillua në kuadër të dhurimit të pajisjeve nga Qeveria e SHBA-së për Policinë e Shtetit për Programin e Kontrollit të Eksporteve dhe Sigurisë së Kufirit.

Gjatë fjalës së saj, ambasadorja Kim u shpreh se ndodhet e lumtur që pas saj shikon të valëvitur tre flamuj, atë të Shqipërisë, SHBA-së dhe të Greqisë. Kim tha se forcat policore dhe të kufirit duhet të tregohen më të zgjuar dhe më të pamëshirshëm ndaj kriminelëve.


FJALA E PLOTË E YURI KIM:

Jam shumë e lumtur që ndodhem këtu. Kam qenë drejtoreshë e zyrës përgjegjëse për çështjet e mesdheut Lindor që përfshinin edhe Greqinë, është kënaqësi të shoh flamurin e SHBA, Shqipërisë dhe Greqisë të valëviten pas meje. Ministri, ambasadori, drejtori Veliu është kënaqësi që ndodhem këtu në Kakavijë në një nga pika kryesore të hyrjes në Shqipëri. Kufijtë e sigurt nuk janë të rëndësishëm vetëm për Shqipërinë dhe fqinjët e saj por edhe për sigurinë globale që përfshin edhe SHBA. Angazhimi i qeverisë së SHBA për forcimin e ligjzbatimit në Shqipëri është këtu tani dhe do vazhdojë të jetë këtu gjithmonë. Ky angazhim është i palëkundur. Dhurimi i pajisjeve është dëshmi e saj. Ne nuk jemi vetëm në këtë fushë. Punojmë ngushtë me Greqinë. Mbrojtja e kufijve nga qarkullimi i armëve dhe drogërave është thelbësore për sigurinë rajonale. Arrestimet e fundit në kufi janë tregues i mirë që pajisjet që kemi dhuruar janë efikase. Trafikimi i armëve, tregtinë e narkotikëve drejtohen nga element kriminalë të zgjuar dhe të pamëshirshëm. Duhet të jemi pak më të zgjuar dhe më të pamëshirshëm. I nxisim agjencitë të punojnë krah për krah kundër trafikimit të paligjshëm dhe formave të tjera të krimit. SHBA do vazhdojnë qëndrojnë krah jush përballë krimit gjithnjë në zhvillim.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bledi çuçi dhurimi i pajisjeve nga shba ne kakavije yuri kim yuri kim ne kakavije bledi çuçi dhurimi i pajisjeve nga shba ne kakavije yuri kim yuri kim ne kakavije

Sondazh

Poll

Politike 21 Korrik 2021, 10:05

TIRANË– Ish-ministrja në qeverinë Rama, Milena Harito së fundmi ka dhënë një intervistë për RTSH. Harito ka folur ‘pa dorashka’ në lidhje me punën pranë Ra...