PARA DHE PAS FUSHATE/ Qeveria “meket” para Becchetit, Denaj: Patjetër që do ti paguajmë 110 mln euro!
20 Korrik 2021, 20:39Nga DOSJA
TIRANË– Ministrja e Financave, Anila Denaj e ka pranuar që Shqipëria do ta paguajë dëmshpërblimin prej 110 milionë euro ndaj sipërmarrësit italian Francesco Becchetti, kur gjykata të japë vendimin e formës së prerë.
Denaj bie në kundërshtim me deklaratat e kryeministrit Edi Rama që janë thënë para fushatës elektorale, i cili i pyetur në lidhje me dëmshpërblimin që duhet ti paguajmë Becchettit është shprehur: Ai marifetçiu bashkë me Ilir dhe Saliun do marrin atë që nuk thuhet dhe atë që nuk hahet. Asgjë tjetër nuk kanë për të marrë nga Shqipëria dhe shqiptarët. Ai është i kërkuar nga drejtësia shqiptare dhe nuk ka për tu lejuar t’i fusë duart në xhepin e shqiptarëve”
Teksa isht e ftuar mbrëmjen e djeshme në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin “Përballë”, Denaj tha se qeveria shqiptare po pret përgjigje nga Avokatura e Shtetit, por në rast se vjen përgjigja e vendimit të formës së prerë, atëherë shuma prej 110 milionë eurosh do të hiqet nga një proces tjetër për t’ia dhënë biznesmenit italian.
“Ne patjetër që do ta paguajmë. Hyn edhe në negociata. Po në rastin e Beketit, ne jemi në pritje të përgjigjes nga Avokatura e Shtetit. Ne nuk mundemi dhe juridikisht të buxhetojmë procesin nqs Avokatura e Shtetit nuk thotë tani ky vendim duhet zbatuar. Ka procese dhe ka kontrata që nëse do të negocioheshin në kohë mund të kishin kompensuar dhe dëmin e fitimit të gjyqit. Dhe sa më shumë ta lëmë në kohë, jemi duke shtyrë një proces që nuk është në të mirë të shqiptarëve. Nuk po flas për rastin konkret këtu. Por në momentin që procedurat finalizohen atëherë janë detyruese për buxhetin e shtetit. Dhe ata kanë vëmendjen për tu paguar proporcionalisht sipas fondeve. Nëse vjen e formës së prerë do të duhet të hiqet një fond nga një proces tjetër,“- tha Denaj.
Sipas vendimit të marrë në gjykatën ndërkombëtare në çështjen ‘Beccheti’ kundër Shqipërisë, vendi ynë duhet t’i paguajë 110 milionë euro biznesmenit. Pasuritë shqiptare që nuk mbrohen nga konventat diplomatike tani mund të konfiskohen në të gjithë botën dhe sapo shuma totale të jetë mbledhur për të paguar dëmin, atëherë edhe procedura e konfiskimeve do të përfundojë. Becchetti kishte kërkuar 650 milionë euro dëmshpërblim, pasi prokuroria shqiptare sekuestroi pronat e biznesmenit italian, përkatësisht televizionin Agon Channel, kryeministri e pati akuzuar publikisht Beçhetin për pastrim parash
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
VJENË- Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë një ditore në Austri, për të zhvilluar një takim me rektorin dhe me drejtuesit e Universitetit të ̶...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka urar besimtarët myslimanë për festë e Kurban Bajramit, me anë të një fotoje me të shoqen, Liri Berisha. Të d...
ITALI– Kryeministri Edi Rama ka zbuluar më shumë për pjesën e artit për revistën italiane “Arte”. Duke nisur nga fëmijëria e tij, edukimi në një ambient artistë...
TIRANË– Gafë që u vu re nga komentuesit dhe u fshi në pak minuta! Kështu ishte urimi i parë i deputetes së PD-së, Grida Dumës për festën e Kurban Bajramit....
VLORË– Kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli uroi të gjithë besimtarët për festën e Kurban Bajramit.I pyetur nga gazetarët nëse këtë festë do ia uronte ed...
TIRANË– Partia Socialiste nuk e ka ‘mirëpritur’ denoncimin e deputetit të sapozgjedhur në qarkun e Fierit, Petro Koçi, i cili deklaroi disa ditë më ...
TIRANË- Qeveria Rama 3 do të ketë 3 ministri të reja. Ky është ndryshimi i parë që është zbuluar 2 muaj para krijimit të kabinetit të ri qeveritar. Burime ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama jep lajmin se sapo kanë mbërritur në vendin tonë 32 760 dova të vaksinës Pfizer. Përmes një mesazhi në “Facebook”, Rama...