Politike

‘Paske pi çik o jetë’/ GAFA e Grida Dumës, ngatërron Bajramin e madh me Kurban Bajramin, nuk i shpëton komenteve: O pje

20 Korrik 2021, 11:11 Nga DOSJA

TIRANË– Gafë që u vu re nga komentuesit dhe u fshi në pak minuta! Kështu ishte urimi i parë i deputetes së PD-së, Grida Dumës për festën e Kurban Bajramit.

Sot festohet Kurban Bajrami, ose siç njihet ndryshe Bajrami i vogël, mirëpo Duma mendoi se sot besimtarët festojnë Bajramin e Madh. Një urim i nisur keq ky që u pasua me komente të shumta nga njerëzit: ‘Paske pi çik o jetë, Kurban Bajrami’, ‘Shyqyr që t’duket i madh dhe kur është i vogli, bajram’, ‘Është kurban Bajromi oj Grifsh hahaha”, ‘kuptohet qe ske lidhje’.

POSTIMI I MËPARSHËM:

Bajrami i Madh, falja e namazit herët në mëngjes, vizitat tek fqinjët e të afërmit për t’i uruar dhe ndjenja e të qenit pranë njëri-tjetrit na jep dritë dhe qetësi shpirtërore. Bajrami është festa e cila bashkon njerëzit. Përtej një tryeze të shtuar mirë, sot më shumë se kurdoherë na duhet besimi dhe shpresa.

Më pas me leximin e komenteve, Duma ndryshoi duke shkruar ‘Kurban Bajrami’.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike grida duma grida duma

Sondazh

Poll