PS kundër Petro Koçit?! Arben Pëllumbi e shigjeton pas denoncimit: Duhet të heqim dorë nga gjykimi popullor, këtë sistem
20 Korrik 2021, 08:15Nga DOSJA
TIRANË– Partia Socialiste nuk e ka ‘mirëpritur’ denoncimin e deputetit të sapozgjedhur në qarkun e Fierit, Petro Koçi, i cili deklaroi disa ditë më parë se në qytetin e Fierit, influenca e krimit është aq e fortë sa merr paratë publike.
Arben Pëllumbi, Sekretar Organizativ i PS, në një intervistë për Fax News, ka pranuar se denoncimi i ngritur nga Koçi mund të ketë një bazë reale në shoqërinë shqiptare, por indirekt i tregoi ‘kufirin’.
Pëllumbi tha se “duhet të heqim dorë nga gjyqi popullor“, referuar kështu deklaratave publike dhe mediatike të Koçit.
“Petro është deputeti ynë i ardhshëm. Ai shprehu një shqetësim të tijin, që në një shoqëri të kapitalit siç është kjo që po ndërtojmë, nuk përjashtohet mundësia që elemente të caktuar të mund të infiltrojnë kapitale apo të fitojnë gara publike duke përdorur kapitale dhe influenca. Kjo është një betejë e vazhdueshme dhe ne jemi të impenjuar që ta luftojmë. Për çdo rast që ka prova ne kemi mbajtur qendrimin tonë. Ne vetëm qëndrim politik mbajmë. Ndërsa ngrejmë organet e reja të drejtësisë, duhet të heqim dorë nga gjykimi popullor i kujtdo dhe i vë organet e drejtësisë në presionin e njerëzve. Ky sistem është i ndërtuar kështu dhe funksionon kështu.”-tha Pëllumbi.
Ndiq videon, minuta 11:00
Por çfarë tha Petro Koçi? Deputeti i PS në Fier, akuzoi institucionet në Fier, si të lidhura me krimin. Koçi fliste për tendera publikë në qarkun e Fierit që fitohen nga trafikantët e drogës. Por edhe pse nuk e tha me emër, i vetmi institucion që jep tendera në nivel lokal, është bashkia e drejtuar nga Armando Subashi.
(F.g/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË- Qeveria Rama 3 do të ketë 3 ministri të reja. Ky është ndryshimi i parë që është zbuluar 2 muaj para krijimit të kabinetit të ri qeveritar. Burime ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama jep lajmin se sapo kanë mbërritur në vendin tonë 32 760 dova të vaksinës Pfizer. Përmes një mesazhi në “Facebook”, Rama...
VLORË– Drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Bujar Leskaj ka komentuar protestën e biznesmenëve në Vlorë për kufizimin e masave prej pandemisë së koronavir...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me përplasjen e Policisë së Shtetit me administratorët e bizneseve në zonën e Lungomares në Vlorë. Duke shpë...
TIRANË– Kryetari aktual i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani nuk mori pjesë të shtunën më datë 17 korrik në Kuvendin Kombëtar. Në një...