Politike

‘Rama 3’ me ndryshime! ‘Fryhet’ qeveria, kabinetit të ri pritet t’i shtohen 3 ministri të reja

20 Korrik 2021, 08:00 Nga DOSJA
‘Rama 3’ me ndryshime! ‘Fryhet’ qeveria, kabinetit

TIRANË- Qeveria Rama 3 do të ketë 3 ministri të reja. Ky është ndryshimi i parë që është zbuluar 2 muaj para krijimit të kabinetit të ri qeveritar. Burime i thanë Dosja.al se nga 15 ministri që janë aktualisht, në kabinetin e ri, pritet të jenë edhe 3 dikastere të tjera. Ndryshimet do të prekin tri ministri që aktualisht janë të bashkuara. Edhe pse në  2017, Edi Rama i shkriu për të funksionuar bashkë, tashmë Energjia dhe Infrastruktura do të ndahen.

Ndryshimet e pritshme në kabinet:

1.Ministria e Ekonomisë do të ndahet nga ajo e Financave

2. Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës do të ndahet në dy ministri, u shkri në 2017

3. Ministria e Shtetit dhe Sipërmarrjes do ti bashkohet Ministrisë së Ekonomisë.

Këto ndryshime pritet të bëhen publike pas datës 9 shtator, kur pritet të mblidhet edhe parlamenti i ri.

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kabineti rama 3 ndryshimet në qeveri kabineti rama 3 ndryshimet në qeveri

Sondazh

Poll