Politike

Rindërtimi nxeh Braçen, kapet me gazetaren: Po mi, patjetër! Se bëhen me fymën e shenjtë ato shtëpitë…

19 Korrik 2021, 20:16 Nga DOSJA
Rindërtimi nxeh Braçen, kapet me gazetaren: Po mi, patjetër! Se

DIVJAKË– Zëvendëskryeministri i vendit, Erion Braçe është përlasur me gazetaren Marsela Karapanço gjatë një interviste të zhvilluar në parkun e Karavastasë. Gazetarja e pyeti Braçen lidhur me premtimin se të gjithë të prekurit nga tërmeti do të futeshin brenda vitit që lamë pas në banesat e reja.

Ky koment e ka “mërzitur” socialistin, i cili nuk ka denjuar që të ngrejë zërin dhe të fajësojë gazetarët për pyetjet e bëra.

“Se nuk mund të të shkonte pa hedhur hije dyshime në një gjë që shkëlqen. Kjo është gazetaria. Po patjetër se bëhen me frymën e shenjë. Një banesë bëhet aq thjeshtë sa një fjali,”-tha Braçe.

Por sërish nuk dha një datë për të gjithë ata që presin ende për ndërtimin e banesave, që sipas premtimit të kryeministrit duhet të kishte ndodhur që në dhjetorin e shkuar.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike erion brace procesi i rindertimit erion brace procesi i rindertimit

Sondazh

Poll