Politike

Arrestimi i ish-kryebashkiakut të Lushnjës, Braçe: Prokuroria t’i shkojë deri në fund. “B”-ja në përgjime? Shpifje

19 Korrik 2021, 20:01 Nga DOSJA
Arrestimi i ish-kryebashkiakut të Lushnjës, Braçe: Prokuroria

DIVJAKË– Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka komentuar arrestimin e ish- kryetarit të bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe për abuzim me një tender prej 226 milionë lekësh për rehabilitimin e kanaleve ujitëse. I ftuar në emisionin “Frontline” me gazetaren Marsela Karapanço, Braçe tha se nuk diskuton vendimet e gjykatës, ndërsa komentoi edhe mundësinë që ai të jetë “B-ja” që shënohet në dosje.

Ai u shpreh se aludimet janë ngritur nga ish-kryeministri Sali Berisha, të cilin e cilëson si një fundërrinë.

“Unë nuk merreme me debate. Unë nuk diskutoj vendime të gjykatës. Bashkia e Lushnjës ka mbajtur 5% të fondit të garancisë dhe unë i kam kërkuar të përmirësojmë çdo gjë që kanali të çojë ujë. As në kohën e koperativës nuk kanë pasur ujë. Çështja ka të bëjë me mënyrën se si është bërë prokurorimi. Prokuroria pretendon se ka prova se është shkelur ligji t’i shkojë deri në fund. Kujtoja se nuk ekziston më ky. Ai është keqberësi më i pandëshkuar që ka Shqipëria. SPAK-u ka detyrën e vet. Ky fundërrina është gjithë kohën në errësisë. Pse “B-ja” nuk mund të jetë Berisha? Unë kam më shumë nder dhe dinjitet se Sali Berisha. Të gjithë ata që na njohin e dinë fare mirë për çfarë bëhet fjalë. Kjo çështje do të shkojë në gjykatë, unë këtu jam. Është një shpifje e ngritur nga Sali Berisha,”-tha ai.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike erion brace erion brace

Sondazh

Poll