Politike

Dosja.al publikoi VIDEO-SKANDALOZE nga Ali Demi, Berisha: Po bëhet nga ndërtuesi i Lindës, Artan Sako është mbi ligjin, pro

18 Korrik 2021, 20:23 Nga DOSJA
Dosja.al publikoi VIDEO-SKANDALOZE nga Ali Demi, Berisha: Po bëhet nga

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në profilin e tij në “Facebook”, lajmin e nxjerrë nga Dosja.al lidhur me një ndërtim që po bëhet në zonën e Ali Demit në Tiranë. Berisha shkruan se ndërtuese i pallatit 5-katësh të familjes Rama është mbi ligjin, ndaj dhe po shkatërron rrugën e qytetarëve.

Sipas Berishës, ndërtimi po bëhet nga firma 2T në pronësi të Artan Sakos, vëllai i komandantit të Gardës, Gramoz Sako. Firma ‘2T’ njihet edhe si ndërtuesi i pallatit të Linda Ramës, që është ngritur në mes të një blloku pallatesh, duke shkatërruar edhe lulishten e ndodhur aty.

“Ndertuesi i pallatit 5 katesh i familjes Rama pa fature tatimore, doganore, bankare eshte mbi ligj. Ai u shkaterron rrugen banoreve te Ali Demit. Ju bej thirrje qytetareve te protestojne ndaj aktit te tij antiligjor! Ju bëj thirrje qytetarëve të protestojnë ndaj aktit të tij antiligjor!,”-shkruan Berisha ndër të tjera si koment personal lidhur me rastin e denoncuar.

Ndërkohë që deri më tani nuk ka asnjë reagim nga asnjë institucion lidhur me dëmin e shkaktuar në rrugë nga firma ndërtuese. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike gropa ne alidemi ndertimi i alidemi sali berisha gropa ne alidemi ndertimi i alidemi sali berisha

Sondazh

Poll