Politike

Ramën e kanë në Vlorë! Protestë nga bizneset kundër orarit policor, vendosin në unison Himnin e Flamurit 

18 Korrik 2021, 20:03 Nga DOSJA
Ramën e kanë në Vlorë! Protestë nga bizneset

VLORË– Ndërkohë që ende nuk kanë marrë një përgjigje për kërkesën e tyre, bizneset në Vlorë kanë bërë hapin e parë të protestës së tyre. Sot, pak para mbylljes për shkak të orës policore, lokalet kanë vendosur për të luajtur me zë të lartë Himnin e Flamurit.

Ata, disa ditë më parë dolën në protestë për të kërkuar më shumë kohë për të punuar por deri më tani kanë marrë si përgjigje vetëm heshtje. Ndaj duke shfrytëzuar edhe faktin se kryeministri Edi Rama po e kalon fundjavën në Vlorë, kanë vendosur që të zhvillojnë edhe protestën e tyre simbolike.

Prej datës 1 korrik, edhe pse jemi në sezon turistik, në fuqi është vendimi për orën policore, ku nuk lejohet të mbahet hapur aktiviteti pas orës 24:00. Bizneset i dëmton edhe orari i muzikës, i cili është 22:00, duke penguar aktivitetin e tyre. Në javët e fundit, policia ka nisur edhe kontrolle të shumta në vijat bregdetare për mos-zbatimin e këtyre masave, duke vendosur gjoba të cilat shkojnë deri në 10 mln lekë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama pandemia e koronavirusit ne shqiperi protesta ne lungomare vlore edi rama pandemia e koronavirusit ne shqiperi protesta ne lungomare vlore

Sondazh

Poll