Politike

Këshilli i ri Kombëtar, Basha: Kemi përgjegjësinë për të luftuar çdo ditë pranë qytetarëve, jemi e vetmja shpresë

18 Korrik 2021, 13:51 Nga DOSJA
Këshilli i ri Kombëtar, Basha: Kemi përgjegjësinë

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka përshëndetur të zgjedhurit e ri të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Pas publikimit të emrave fitues nga votimet, Basha shkruan se të gjithë kanë besimin e demokratëve për t’u qëndruar pranë shqiptarëve, ndërsa shton se Këshilli do të jetë edhe më shumë i hapur për gratë.

Mirënjohje për delegatët që në Kuvendin Kombëtar përfaqësuan demokratët anembanë Shqipërisë. Suksese Këshillit Kombëtar të përzgjedhur! Keni besimin e demokrateve dhe demokratëve dhe përgjegjësinë për të luftuar çdo ditë pranë qytetarëve, për shqetësimet e vogla dhe të mëdha të familjeve shqiptare, për të kapërcyer bashkarisht vështirësitë dhe për të qenë zëri i tyre përballë çdo padrejtësie. Sfidat që kemi përpara janë te mëdha, por vullneti dhe vendosmëria jonë po ashtu. Këshilli i ri, i hapur për më shumë zonja dhe zonjusha, më shumë të rinj dhe të reja, do të jetë një urë bashkëpunimi me shoqërinë, për të ndërtuar së bashku një Platformë Qytetare për Demokracinë, sepse ne jemi e vetmja shpresë për shqiptarët që kërkojnë ndryshim,”-shkruan Basha.

LAJMI KRYESOR: PD zgjedh 300 anëtarët e Këshillit Kombëtar! ‘Përjashtohen’ anëtarët e grupit ‘anti-Basha’, kush janë emrat e njohur që do të ‘këshillojë’ Bashën në 4 vitet që vijnë!

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike keshilli kombetar i pd keshilli kombetar i pd 18 korrik 2021 lulzim basha keshilli kombetar i pd keshilli kombetar i pd 18 korrik 2021 lulzim basha

Sondazh

Poll