Politike

Lista me 300 emrat, këta janë anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD, kush u la jashtë

18 Korrik 2021, 12:08 Nga DOSJA
Lista me 300 emrat, këta janë anëtarët e rinj të

TIRANË– Partia Demokratike sapo ka shpallur këtë mesditë listën fituese të anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Janë 300 anëtarë e rinj të Këshillit, të cilët janë zgjedhur pas votimit ditën e djeshme në Kuvendin Kombëtar.

Në listë janë emra të njohur si futbollisti Andi Lila, aktori Julian Deda, Aldo Bumçi, Agim Baçi, Asllan Dogjani,  Glauk Olldashi, Ahmet Prençi, Elda Hoti, Gent Strazimiri, Blendi Kasmi, Adritaik Lami, Dorjan Teliti, Ilirjana Kuçana, etj. Në listë nuk shihet se janë shpallur fitues Edith Harxhi, e cila ishte një prej kandidateve për kryetare të PD, dhe Arben Ristani, ish-Sekretar i Përgjithshëm i PD-së.

Lista-fituese-Keshilli-Kombetar

Satuti i PD-së parashikon që automatikisht anëtar të Këshillit Kombëtar të PD-së zgjidhen ish-presidentët, ish-kryeministrat, ish-kryetarët e Kuvendit, ish-kryetarët e PD-së, që janë anëtarë të partisë në momentin e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar. Po ashtu, automatikisht zgjidhen deputetët, kryetarët e degëve, anëtarët e Kryesisë, anëtarët e kolegjit të kryetarëve të partive në degë, kryetarët e bashkive, të këshillave të bashkive dhe qarkut, në radhët e PD-së .

LAJMI KRYESOR: PD zgjedh 300 anëtarët e Këshillit Kombëtar! ‘Përjashtohen’ anëtarët e grupit ‘anti-Basha’, kush janë emrat e njohur që do të ‘këshillojë’ Bashën në 4 vitet që vijnë!

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike keshilli i ri kombetar i pd keshilli i ri kombetar i pd

Sondazh

Poll

Politike 17 Korrik 2021, 18:40

TIRANË– Kontrolli i Lartë i Shtetit, Prezenca e OSBE-së në Tiranë dhe Autoriteti Kombëtar italian Kundër Korrupsionit (ANAC) zhvilluan sot një takim online...