Politike

FOTOT/ Erion Veliaj organizon “Festën e specave me gjizë”

18 Korrik 2021, 10:59 Nga DOSJA
FOTOT/ Erion Veliaj organizon “Festën e specave me gjizë”

TIRANE- Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj mori sot pjesë në festën e “Fërgesës” që u zhvillua në mjediset e Kalasë së Tiranës, duke bërë bashkë artizanë dhe restorante tradicionale.

Festa lidhet me promovimin e një prej ushqimeve tradicionale të Tiranës që është “fërgesa” e cila përgatitet me speca dhe gjizë. Por këtë takim, Veliaj e shfrytëzoi edhe për promovim. Ai tha se Kalaja e Tiranës do të zgjerohet, duke i shtuar një tjetër hapësirë.

“Muret e Kalasë janë ruajtur në të dyja anët, ka jetë, ka ekonomi, punësohen dhe paguhen njerëz, vijnë turistë. Qyteti ka vlerë kur jetohet, jo kur myket për nostalgji. I kemi dhënë jetë kësaj hapësire, ndaj më vjen mirë që qeveria sapo ka miratuar edhe vendimin për t’u zgjeruar, të kemi edhe hapësirën tjetër të Kalasë, edhe shtëpinë e Libohovitëve, edhe shtëpinë e Sarajeve, për t’u siguruar që çfarë eshte trashëgimi e Tiranës të shijohet sa më shumë nga njerëzit”, nënvizoi Veliaj.

Fotot nga takimi: 

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike erion veliaj festa e fergeses erion veliaj festa e fergeses

Sondazh

Poll

Politike 17 Korrik 2021, 18:40

TIRANË– Kontrolli i Lartë i Shtetit, Prezenca e OSBE-së në Tiranë dhe Autoriteti Kombëtar italian Kundër Korrupsionit (ANAC) zhvilluan sot një takim online...