Politike

PD zgjedh 300 anëtarët e Këshillit Kombëtar! ‘Përjashtohen’ anëtarët e grupit ‘anti-Basha’, nga Glauk Olldashi te

18 Korrik 2021, 06:51 Nga DOSJA
PD zgjedh 300 anëtarët e Këshillit Kombëtar!

TIRANË– Demokratët kanë zgjedhur 300 emrat e anëtarëve të Këshillit Kombëtar, institucionit më të rëndësishëm drejtues të Partisë Demokratike. Një ditë pas takimit të zhvilluar në pallatin e Kongreseve, delegatët votuan dhe zgjodhën përfaqësuesit e tyre për 4 vitet e ardhshme.

Në listë janë emra të njohur si futbollisti Andi Lila, aktori Julian Deda, Aldo Bumçi, Agim Baçi, Asllan Dogjani,  Glauk Olldashi, Ahmet Prençi, Elda Hoti, Gent Strazimiri, Blendi Kasmi, Adritaik Lami, Dorjan Teliti, Ilirjana Kuçana, etj. Por mungojnë edhe shumë personazhe të rëndësishme të partisë që së fundmi kanë dalë kundër zgjedhjeve të kryedemokratit Basha, mes tyre përmendim Edith Harxhin, Arben Ristanin apo dhe mjekun e njohur Halim Kosova.

Kryetari i Komisionit Zgjedhor brenda PD, Jemin Gjana bëri me dije ditën e djeshme se në votime morën pjesë gati 70% e delegatëve. 300 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar, që sipas Statutit duhet të jenë 90 gra, u zgjodhën nga 5339 delegatë të Kuvendit Kombëtar. Këta të fundit do të zgjedhin ekipin e ngushtë të Bashës.

Ditën e djeshme, u miratuan 11 propozimet e Lulzim Bashës në bllok pa asnjë ndryshim nga Kuvendi Kombëtar. Ishte kreu i PD, Lulzim Basha, i cili ditën e djeshme mbajti një fjalim të gjatë për atë që ai e quan ‘masakër zgjedhore’.

Basha theksoi se nuk do ta njohë kurrë rezultatin e zgjedhjeve, teksa nuk ngurroi të ‘shtrijë dorën’ edhe për kritikët e tij, ku tha se dera për ta do të jetë gjithmonë e hapur Pas fjalës së Bashës, fjalën e morën figura të tjera brenda PD, ku fjalimi më i ‘fortë’ ishte deputetit të zgjedhur, Mark Marku.

Ai u shpreh se partia është në pikën e saj më kritike e se nëse vazhdohet me këto ritme do të mbetet në opozitë për 4 vite me radhë. Ai kritikoi me të madhe analizën e bërë nga partia, për objektivat që janë arritur apo jo në 12 qarqet e vendit. Edhe Fatbardh Kadilli, ish-rival i Bashës në garën për kryetar, mbajti një fjalim me tone kritike.

Një nga kritikët më të ashpër të Bashës, Bujar Nishani zgjodhi ta bojkotonte këtë Kuvend Kombëtar, njëjtë edhe Agron Shehaj. Ky i fundit, ishte i pranishëm në sallën e Pallatit të Kongreseve, por refuzoi të merrte fjalën. Zëri më kritik ishte deputeti i zgjedhur në Lezhë, Mark Marku i cili theksoi se PD-ja duhet të ndryshojë, pasi në të kundërtën rrezikon që të mbetet në opozitë edhe për 4 vitet e ardhshme. Edhe drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Bujar Leskaj mori përgjegjësinë e mosarritjes së rezultatit maksimal në qarkun e tij.

(kle.m;f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike keshilli kombetar i pd keshilli kombetar i pd 18 korrik 2021 keshilli kombetar i pd keshilli kombetar i pd 18 korrik 2021

Sondazh

Poll

Politike 17 Korrik 2021, 18:40

TIRANË– Kontrolli i Lartë i Shtetit, Prezenca e OSBE-së në Tiranë dhe Autoriteti Kombëtar italian Kundër Korrupsionit (ANAC) zhvilluan sot një takim online...

Politike 17 Korrik 2021, 16:30

Deputeti i zgjedhur i PD-së, njëherësh dhe drejtues politik për qarkun e Lezhës, Mark Marku deklaroi se demokratët i humbën zgjedhjet e 25 prillit.Ai deklaroi p...