Politike

Numërimi i votave të anëtarëve të Këshillit Kombëtar, Gjana: Procesi po vazhdon! Rezultatet nesër në mëngjes

17 Korrik 2021, 18:53 Nga DOSJA
Numërimi i votave të anëtarëve të Këshillit

TIRANË– Kreu i Komisionit të Zgjedhjeve në PD, Jemin Gjana përmes një deklarate për gazetarët, bëri të ditur se në votimin për Këshillin e ri Kombëtar të Partisë Demokratike sot kanë marrë pjesë 5339 delegatë ose 69.8%, ndërsa rezultatet pritet që të dalin pas mesnate dhe të zyrtarizohen nesër në mëngjes. Ai u shpreh se procesi do të zgjasë ndaj me siguri rezultatet do të dalin nesër në mëngjes.

Gjana:Përfundimisht na rezulton se numri i delegatëve gjithsej është 7646 delegatë. Nga raportimet që u morën kanë qenë të pranishëm 5703 nga delegatët. Pas përpunimit të procesverbaleve, rezulton që kanë marrë pjesë në votim 5339 ose diku te 69.8% e numrit të delegatëve të kuvendit. Nuk kanë marrë pjesë në votim 364 delegatë. Këto janë të dhënat e deritanishme. Vazhdon procesi i numërimit në të 14 komisionet. Janë 598 kandidatura për 300 vende të Këshillit Kombëtar. Shpresoj që sonte pak pas mesnate do të nxirret kjo listë me 300 emra nga të cilët 90 do të jenë zonja dhe zonjusha, 45 nga forumet rinore të PD-së dhe pjesa tjetër djem dhe burra. Procesi zgjat. Besoj të do të shihemi nesër në mëngjes, sepse pas mesnate do të jetë shumë vonë.

7 mijë e 500 delegatë u thirrën ditën e sotme për të marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike për të diskutuar mbi analizës e humbjes në zgjedhjet e 25 prillit që identifikohet sipas tyre si fajtor vetëm mazhoranca. Ata gjithashtu miratuan propozimet e Lulzim Bashës për ndryshimet në statut. Me anë të këtyre ndryshimeve, Basha propozoi një formulë të re për zgjedhjen e kandidatëve për kryetar bashkie, ndërsa nuk kishte asnjë propozim në lidhje me mandatin e kryetarit.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike jemin gana kuvendi kombetar i pd jemin gana kuvendi kombetar i pd

Sondazh

Poll

Politike 17 Korrik 2021, 18:40

TIRANË– Kontrolli i Lartë i Shtetit, Prezenca e OSBE-së në Tiranë dhe Autoriteti Kombëtar italian Kundër Korrupsionit (ANAC) zhvilluan sot një takim online...

Politike 17 Korrik 2021, 16:30

Deputeti i zgjedhur i PD-së, njëherësh dhe drejtues politik për qarkun e Lezhës, Mark Marku deklaroi se demokratët i humbën zgjedhjet e 25 prillit.Ai deklaroi p...