Politike

17 Korrik 2021, 18:40 Nga DOSJA

TIRANË– Kontrolli i Lartë i Shtetit, Prezenca e OSBE-së në Tiranë dhe Autoriteti Kombëtar italian Kundër Korrupsionit (ANAC) zhvilluan sot një takim online për nisjen e një bashkëpunimi të ngushtë në forcimin e kapaciteteve për kryerjen e auditimeve të prokurimeve publike dhe përmirësimin e cilësisë së tyre.

Kryetari i KLSH, Arben Shehu falënderoi Presidentin e Autoritetit Kombëtar italian Kundër Korrupsionit,Giuseppe Busia dhe Ambasadorin e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Vincenzo Del Monaco duke theksuar rëndësinë e madhe që ka lufta kundër korrupsionit në Shqipëri dhe asistenca për institucionet kontrolluese.

Ai u shpreh se “shembull i luftës kundër kriminalitetit në tërësi, përfshi dhe korrupsionin janë institucionet ligjzbatuese italiane të cilat kanë bërë jo vetëm një histori suksesi, por një histori heroike”.

Gjatë fjalës së tij, Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, z. Vincenzo Del Monaco tha se rreziku i korrupsionit në prokurimet publike është i lartë dhe përpjekjet për të rritur mbikëqyrjen e kësaj fushe si edhe zbatimi i rekomandimeve për uljen e rreziqeve nuk kanë qenë kurrë më të rëndësishme.

“Sikurse kemi parë në lajmet e këtyre ditëve në Shqipëri, rreziku i korrupsionit në prokurimet publike është i lartë dhe përpjekjet për të rritur mbikëqyrjen e kësaj fushe si edhe zbatimi i rekomandimeve për uljen e rreziqeve nuk kanë qenë kurrë më të rëndësishme.Këto rreziqe po merren shumë seriozisht nga autoritetet shqiptare dhe Shqipëria po fillon të shohë rezultatet e institucioneve të reja gjyqësore. Por më shumë mund të bëhet dhe nga institucione të tjera si për shembull KLSH-ja, institucione që janë hallka kritike të sistemit në identifikimin dhe raportimin e dëmeve”, tha ambasadori Del Monaco.

Takim i sotëm do të konkretizohet në vijim me thellim të bashkëpunimit mes institucioneve për kryerjen e auditimeve cilësore në shërbim të luftës kundër korrupsionit dhe abuzimit me fondet publike.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike mbledhja e klsh prezenca e osbe ne tirane mbledhja e klsh prezenca e osbe ne tirane

Sondazh

Poll

Politike 17 Korrik 2021, 16:30

Deputeti i zgjedhur i PD-së, njëherësh dhe drejtues politik për qarkun e Lezhës, Mark Marku deklaroi se demokratët i humbën zgjedhjet e 25 prillit.Ai deklaroi p...