Politike

‘Shpresoj të mos ketë pasur nevojë për gjumë’/ Largimi i tij u ‘ironizua’ nga Kadilli, MOMENTI kur Basha largohet n

17 Korrik 2021, 16:07 Nga DOSJA
‘Shpresoj të mos ketë pasur nevojë për

TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është larguar nga mbledhja e Kuvendit Kombëtar, duke mos pritur fjalimin e Fatbardh Kadillit, kundërshtarit të tij në zgjedhjet brenda PD-së të mbajtura me datë 13 qershor të këtij viti.

Siç shihet në videon e siguruar nga Fax News, Basha është larguar nga mbledhja para se kjo e fundit të përfundonte.

Largimi i tij u komentua dhe nga Fatbardh Kadilli, i cili tha: Kryetari Basha iku, shpresoj të mos ketë pasur nevojë për gjumë, po të reflektojë.

Ditën e sotme, Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike u mblodh për të miratuar analizën e zgjedhjeve të 25 prillit, si edhe për të zgjedhur 300 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar nga 600 emra në listë.

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike/ Basha: Kurrë s’do e njohim 25 prillin! Dora e shtrirë për kritikët, por s’kthej faqe. Mark Marku: Kemi faj që na i vodhën zgjedhjet (ZHVILLIMET)

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kuvendi kombetar i pd lulzim basha kuvendi kombetar i pd lulzim basha

Sondazh

Poll