Politike

‘Shpëtoi Kuvendin e PD-së’/ Patozi përgëzon Mark Markun për fjalimin: Nëse nuk do kishte folur, do ishte një ngjarje

17 Korrik 2021, 15:41 Nga DOSJA
‘Shpëtoi Kuvendin e PD-së’/ Patozi përgëzon Mark

TIRANË– Ish-deputeti Astrit Patozi ka përgëzuar Mark Markun për fjalimin e fortë që mbajti në Kuvendin e Partisë Demokratike ditën e sotme. Sipas tij, nëse Marku nuk do të mbante fjalimin e tij në Kuvend, ngjarja do të ishte e mërzitshme.

Patozi shkruan se ndërhyrja e tij e shpëtoi në një farë mënyre Kuvendin, i cili ndryshe do të linte shijen e leximit të një relacioni projekligjesh, nga ato më pak të rëndësishmit në parlament.

SHKRIMI:

MARKU SHPËTOI KUVENDIN E PDNëse Mark Marku nuk do të kishte folur, Kuvendi i PD do të kishte qenë edhe më keq se një ngjarje e mërzitshme. Ku lajmi i vetëm do të ishte se ai u mblodh, sa kohë që u thanë të njëjtat gjëra nga të njëjtët njerëz.Ndërhyrja e tij e shpëtoi në një farë mënyre Kuvendin, i cili ndryshe do të linte shijen e leximit të një relacioni projekligjesh, nga ato më pak të rëndësishmit në parlament, ku mungon edhe vëmendja e atij që e ka shkruar.Ky është ndoshta rasti tipik për të kuptuar se politika nuk është gjithmonë çështje numrash, edhe sepse numrat vetë nuk jepen një herë e përgjithmonë në politikë.Nganjëherë mjafton një zë e vetëm për ta bërë të ndjehet e mundur të gjithë turmën mediokre, që mbështillet rreth udhëheqësit. Dhe për ta hedhur në kosh të gjithë regjinë dhe burokracinë e kushtueshme të organizimit të një eventi pompoz, për të mbuluar boshllëkun ulëritës nga mungesa e vizionit dhe e vullnetit për të ndryshuar.Kjo është, në fakt, fuqia që vjen nga kombinimi i idesë së duhur me kurajon për të thënë disa të vërteta, edhe atëherë kur pothuajse të gjithë u janë dorëzuar hipokrizisë për të mos e parë dhe gjetur kurrë përgjegjësinë tek vetja.

Mark Marku u shpreh ditën e sotme se partia është në pikën e saj më kritike e se nëse vazhdohet me këto ritme do të mbetet në opozitë për 4 vite me radhë.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike astrit patozi kuvendi kombetar i pd mark marku astrit patozi kuvendi kombetar i pd mark marku

Sondazh

Poll

Politike 17 Korrik 2021, 13:21

TIRANË– Grida Duma është shprehur se vendi ynë po rrezikon duke qëndruar në një  Shqipëri e cila është më të keqe se në vitet ’90-të. Gjatë fjalës në Kuven...