Politike

‘Po të ishte ashtu, dhe unë do ju lutesha..’/ Debat gjatë Kuvendit Kombëtar të PD-së! Gjana: Të lutem, do nisim numë

17 Korrik 2021, 15:03 Nga DOSJA
‘Po të ishte ashtu, dhe unë do ju lutesha..’/ Debat

TIRANË– Një ndërhyrje e Jemin Gjanës, gjatë fjalimit të Bujar Leskajt gjatë punimeve të Kuvendit Kombëtar të PD-së, shkaktoi debat të vogël mes tyre. Gjana kërkoi që ai të mbyllte fjalimin pasi pas pak do të niste numërimi, mirëpo Leskaj i bëri të ditur se Kuvendi është serioz, e se duhet të bënte analizën e tij.

BISEDA MES TYRE:

Leskaj: Në pikëpamjen time, për të marrë votat preferenciale padiskutim kandidatët kanë neglizhuar kordinimin dhe mbikqyrjen e punës së strukturave të partisë për të siguruar votën tradicionale të PD dhe për të shkuar përtej saj. Një pjesë e mirë e kandidatëve pjesën më të madhe të votave e kanë marrë jashtë zonave të tyre të përgjegjesisë, brenda elektoratit të PD-së. Në mbyllje të kësaj analize modeste që unë u përpoqa të bëj në këtë Kuvend kombëtar të PD-së më duhet të theksoj se ashtu si peshojnë arritjet duhet të peshojnë dhe gabimet. Në mbyllje dua të them, se fushata nga Basha, përgatitja, ishte një model. Në forëm dhe në përmbajtje. Ishte fushatë, që nëse do zhvillohej në një vend europian do sillte fitore. Ja dhe një minutë.

Gjana: Të lutem, duhet të fillojmë nga numërimi.

Leskaj: Po të ishte për t’ju lutur dhe unë do ju lutesha ju ta kishit menduar kongresin 2 ditë. Unë bëj për punën e gjashtë muajve në Vlorë, nuk jam kryetar i PD-së, duhet të jemi seriozë, Kuvendi është forumi më i lartë, themi analizë, dhe unë po bëj analizë.

Demokratët mbledhin Kuvendin Kombëtar, Basha: Kurrë s’do e njohim 25 prillin! Nisim Platformën Qytetare për Demokraci, dora e shtrirë për kritikët, por s’kthej faqe (ZHVILLIMET)

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bujar leskaj jemin gjana kuvendi kombetar i pd bujar leskaj jemin gjana kuvendi kombetar i pd

Sondazh

Poll

Politike 17 Korrik 2021, 13:21

TIRANË– Grida Duma është shprehur se vendi ynë po rrezikon duke qëndruar në një  Shqipëri e cila është më të keqe se në vitet ’90-të. Gjatë fjalës në Kuven...