Politike

17 Korrik 2021, 13:21 Nga DOSJA

TIRANË– Grida Duma është shprehur se vendi ynë po rrezikon duke qëndruar në një  Shqipëri e cila është më të keqe se në vitet ’90-të. Gjatë fjalës në Kuvendin Kombëtar të PD-së, ajo foli për një letër që ishte dorëzuar në recepsionin e PD-së për në adresë të saj. Ajo rrëfeu se letra që i ishte dërguar mbante firmën e një të përndjekuri politik që për më tepër s’ankohet për fatin e tij.

Në letrën që i kishte ardhur asaj, i moshuar, i fliste për një episod, që kishte përjetuar përgjatë një udhëtimi me tren, kur i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, kishin nisur një dialog me një vajzë të re.


Ajo po shikonte tek celulari i saj një video dhe buzëqeshte me veten, ndërsa unë së bashku me bashkëshorten po dëgjoja fushatën e PD-së. Në një moment ajo kthen kokën nga ne, dhe shton: Si i dëgjoni këta, të gjithë janë njësoj. Fillimisht u nevrikosa, por bashkëshortja ime, njeriu që më qetëson nervat prej vitesh, ndërhyri, duke i thënë se sa bukur ishte veshur ajo, ndoshta edhe pse nuk e kuptoi, dikush asaj i po i bënte një compliment. Pasi bashkëshortja po e përkëdhelte, në një moment i thotë asaj se gjithë kjo veshje, kjo liri, madje edhe lira për të sharë dikë, ka ardhur falë kësaj partie”, tha Duma.

Në fjalën e saj nga Kuvendi Kombëtar, Duma tregoi edhe një histori me një simpatizant të PD-së, i cili e kishte pyetur nëse kjo forcë politike a kishte ndonjë kriminel.

Dikush më pyeti, a nuk i kemi ne dy kriminelë për të marrë pushtetin?”, tha Duma. Ajo tregoi se për një moment e pati të vështirë për t’i kthyer përgjigje.

U zura ngusht, tregon ajo, t’i thoja atij se nuk i kemi dy kriminelë në parti, do t’i lija të kuptonte se ne ishim të dobët. Ti thoja se i kemi, do të thoshte se po dal në anë e kundër të historisë, në pjesën e keqe të saj”, tha ajo.

Demokratët mbledhin Kuvendin Kombëtar, Basha: Kurrë s’do e njohim 25 prillin! Nisim Platformën Qytetare për Demokraci, dora e shtrirë për kritikët, por s’kthej faqe (ZHVILLIMET)

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike grida duma kuvendi kombetar i pd grida duma kuvendi kombetar i pd

Sondazh

Poll